Sigurisht, që një ditë e vetme nuk mjafton për të qenë ose për t'u ndjerë i dashuruar dhe me zemrën plot, por gjithsesi në ditë të shënuara dhe speciale ka gjithnjë vend për surpriza të bukura, kujtime dhe momente që mbeten gjatë në mendje. Një i tillë duket të ketë qenë edhe ky i pak minutave më parë për trashëgimtaren e pasur të Top Channel, Lori Hoxha.
Teksa prej disa muajsh është zhvendosur në Londër, ku po kryen studimet master, jeta e saj siç e shohim shpesh nëpër rrjetet sociale është në aerporte e në udhëtime të vazhdueshme mes Anglisë dhe Shqipërisë, në këtë të fundit ka pjesën më të rëndësishme të saj, motrat, të ëmën, shoqërinë, angazhimet në televizion, etj.
Por, sot edhe për Lorin është Shën Valentin dhe një ditë speciale. E nëse mendoni se ajo mori ndonjë dhuratë luksoze nga Vis Bajraktari, gaboheni! Këtë herë, autori i dhuratës është një njeri shumë unik dhe i veçantë në jetën e saj, nipi London Noor.
Ai i ka dhuruar tezes së vet një buqetë shumë të këndshme me lule, bashkë me një pusullë ku është shkruar një dedikim për të. "Gëzuar Shën Valentinin. Të duam shumë. London Noor Liço"!
Surprizë më të bukur dhe dedikim më special me siguri për Lori Hoxhën nuk mund të ketë sot!