Kur me siguri ka nisur numërimi mbrapsht, që ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko të ndryshojnë përgjithmonë statusin, duke u bërë prindër për herë të parë, nëse ka një gjë që na kuriozon të gjithëve pa kushte në këto momente, ajo është pikërisht gjinia e fëmijës që pritet të vijë shumë shpejt në jetë.

Vetë çifti i i famshëm i showbiz-it shqiptar, Elita Rudi dhe Gjiko janë munduar që përgjatë nëntë muajve të shtatzënisë të ndajnë shumë momente të veçanta nga fotot tek videot me gjithë admiruesit e tyre të shumtë dhe fansat virtual, por pa treguar një detaj tejet të rëndësishëm: gjininë e bebit!

Ende nuk dihet nëse do të jetë vajzë apo djalë, por në fakt kanë qenë fansat ata që në një foto të fundit që Elita ka postuar në Instagram, i kanë shkruar: "Mbaje mend, djalë e ke"!

Ne vetëm urojmë që deri në fund gjithçka të shkojë mirë, e ata të gëzohen shumë shpejt me frytin e tyre të dashurisë, qoftë vajzë apo djalë!