Vitin e kaluar partneri i Khloe Kardashian u përfshi në një skandal, pasi e kishte tradhtuar gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë. Tradhtia u zbulua nga disa video që u publikuan pak ditë para se Khloe të sillte në jetë vajzën e tyre True. Khloe e fali, por prej asaj kohe marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritje. Megjithatë, çifti e festoi Shën Valentinin bashkë.
Pak ditë pas Ditës së të Dashuruarve, një tjetër tradhti e Tristan doli në dritë. TMZ bën me dije se Tristan e ka tradhtuar partneren e tij me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods. Pak kohë pasi lajmi u publikua në të gjitha mediat ndërkombëtare, Tristan shkroi në Twitter një postim, të cilin më pas e fshiu. “Lajm i rremë”, -shkroi ai. Ndërsa Khloe nuk ka folur lidhur me këtë çështje, por komenti i saj në një postim ku theksohej tradhtia e Tristan me Jordyn, thoshte shumë. Khloe komentoi disa emoji duke lënë të kuptohet “Thuajeni me zë të lartë”.
Nga ana tjetër as Jordyn dhe as Kylie nuk kanë reaguar për këtë çështje. Gjëat janë komplikuar shumë në familjen Kardashian-Jenner dhe nuk e dimë si do të zgjidhen duke marrë parasysh që Kylie dhe Jordyn jetojnë bashkë.