Mbrëmja e djeshme u ndryshoi përgjithmonë statusin dhe ata janë prindërit më të rinj të showbiz-it shqiptar! Elita Rudi ka sjellë në jetë djalin e parë, nga martesa e saj me reperin e njohur Gjiko. Ndërkohë që lajmi u shpërnda menjëherë në media, pas postimit që vjehrra e saj, Lirije Gjikolli kishte bërë në rrjetet sociale, ku njoftoi lajmin se u bë gjyshe për herë të parë dhe zbuloi njëherësh gjininë e foshnjes.
View this post on Instagram
U shkrua shumë në media, madje u përfol se emri që Elita dhe Gjiko kishin zgjedhur për djalin e tyre, ishte Troi. Por, vetëm pak minuta më parë, prindërit i rinj kanë ndarë publikisht disa foto të bukura, që duket se janë shkrepur pak minuta pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, që ata kanë vendosur ta quajnë Zëri. Një emër vërtet i veçantë apo jo?
Bashkë me zbulimin e emrit, ata na kanë njohur edhe me fotot e para të të voglit, ndërsa mami Elita ka shkruar në postimin e fundit: " Mbrëmë Zoti na bekoj me djalin tonë Zëri Gjikolli. Oh gëzim më të madh në jetë nuk paska"!
View this post on Instagram
Ne i urojmë jetë të gjatë vogëlushit dhe shumë urimeve Elitës dhe Gjikos!