Më shumë se kurrë, ajo si nënë e re po jeton në avujt e lumturisë me të birin, Zëri, i cili erdhi në jetë vetëm dy ditë më parë. Sigurisht, që statusi si prindër të rinj po u shijon më së shumti në këtë periudhë të jetës së tyre, gjë të cilën nuk po reshtin ta ndajnë edhe me fansat e tyre virtual.
Kështu, mami Elita ka ndarë këtë mëngjes një moment të veçantë të fiksuar në foto. Ndërsa, ndodhet ende në ambientet e spitalit ku edhe ka sjellë në jetën në djalin e saj, ajo poston një foto shumë të bukur ku shfaqet bashkëshorti i saj, reperi Gjiko bashkë me pjesëtarin më të ri të familjes. "Djemtë e mi", shkruan Elita Rudi në foton e fundit që ka postuar në instastory-n e saj personal. Sigurisht, edhe pse janë ende herët në pikënisje të këtij rrugëtimi të ri siç është prindërimi, Gjiko duket një baba shembullor dhe shumë i kujdesshëm ndaj djalit tij. Ai nuk i kurseu fjalët e zemrës dhe dedikimin e ndjerë për Zërin, përmes një postimi në Instagram.
Dhe ne nuk mund të prisnim imazh më të këndshëm për të na zbukuruar ditën sot!