Sot Shkëlzen Berisha feston ditëlindjen dhe sigurisht që nuk mund të mungonte një urim nga e dashura e tij e zemrës, Armina. Blogerja e njohur ka zgjedhur që urimin ta bëjë publik në profilin e saj në Instagram, ku ka postuar edhe një foto të shkëputur nga fejesa e tyre, e organizuar më 14 tetor të vitit të kaluar.
“Gëzuar ditëlindjen zemra ime! Qofshin të gjitha ditët e tua të qeshura siç ti je gjithmonë, qofshin të bardha, siç ti e ke zemrën dhe siç ti sjell dritë sa herë të kam afër. Të uroj me shpirt lumturi dhe qofshim në çdo ditëlindje bashkë përgjithmonë”, -ka shkruar blogerja. Ndërsa Shkëlzeni i është përgjigjur me një koment të ëmbël, ku shprehet se ditëlindja e tij është pikërisht ajo.
Po ashtu, Armina ka postuar edhe një foto të dekorit që kishte përgatitur për të surprizuar Shkëlzenin. Në foto dukeshin vetëm disa tullumbace dhe një tabelë ku shkruhej: “Gëzuar ditëlindjen. Të duam”. Ne mbetemi në pritje të detajeve të tjera nga festa.