Ajo është një nga moderatoret më simpatike shqiptare, njëherësh me goxha reputacion publik, pasi fansat dhe admiruesit e saj janë të shumtë në numër. Kiara Titon e njohim ndër vite përmes angazhimit të saj në ekran si prezantuese, ku së fundmi ajo është pjesë e TV Klan me emisionin "Doktor Plastik", në të cilin shfaqen të pathënat e personazheve të ndryshëm që bëjnë ndërhyrje estetike, ndërsa doktorët shpjegojnë anën tjetër të medaljes së këtyre operacioneve.

E ndërsa, xhirimet e episodit të dytë të "Doktor Plastik" kanë nisur dhe shumë shpejt Kiarën do e shohim sërish në ekran, bukuroshja shqiptare ka zgjedhur që këtë periudhë jo fort të ngjeshur me aktivitete pune ta kalojë më së miri sipas mënyrës së saj. Në shoqërinë e një dreke të mirë, miqve të ngushtë, apo argëtimit, Kiara na ka dëshmuar përmes fotove të ndryshme momente nga përditshmëria dhe stili i saj i jetës. E fundit është një foto ku ajo shfaqet duke drekuar, por vëmendjen e ka marrë pikërisht portreti i 23-vjeçares.

Siç rrallë ndodh, Kiara shfaqet pa pikë grimi, tërësisht natyrale, por detaji që na kishte shpëtuar të gjithëve janë pikërisht qukat në fytyrën e saj. " Hera e parë dhe me shumë mundësi e fundit që qukat e mia shfaqen në  Instagram", shkruan ajo krahas fotos, ndërkohë që komentet e shumta e komplimentojnë për pamjen e saj.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito) on

Vërtet edhe pse me quka Kiara duket po njësoj e bukur apo jo?