Vetëm Kina ka afërsisht 60 milionë turistë në vit. Nuk është çudi. Njerëzit tërhiqen nga arkitektura, natyra dhe kultura e saj. Ju ndiheni në një botë krejtësisht të ndryshme dhe mund të humbisni brenda saj. Bright Side na tregon disa fakte vërtetë interesante nga Azia dhe nëse një ditë vendosni t’i vizitoni këto vende, na kujtoni:

Ka disa sekrete për rininë e përhershme në Azi

Njerëzit aziatikë jetojnë dhe qëndrojnë të rinj shumë më gjatë. Nëse do të ketë një ilaç për rininë e përhershme, ai do të gjendet në Azi. Vetëm shikoni këta njerëz! Ata duken sikur janë 25 vjeç. Por në të vërtetë Lure Hsu është 43 vjeçe dhe Chuando Tan është 52 vjeç.

Mrekullit e arkitekturës moderne në Azi

Një nga këto mrekulli është "Tempulli i Bardhë" në Tajlandë. Kjo ekspozitë unike e artit i takon Chalermchai Kositpipat, i cili e projektoi, e ndërtoi dhe e hapi në vitin 1997. Kur e vizitoni, ju ndieheni sikur jeni brenda një përralle aziatike!

Ekziston një univers paralel që mund t'ju transferojë në botën e Avatar

Azia është shumë e pasur me vende të mrekullueshme! Dhe një nga këto është Parku Kombëtar i Pyjeve Zhangjiajie. Ajo është e vendosur në qytetin Zhangjiajie në Kinë. Formacionet e shkëmbinjve si shtylla do t'ju transportojnë nga realiteti. Hiking, fotografia dhe aventurat do t’ju transferojnë në një universitet paralel. Kur jeni në këto vende, ju ndiheni si heroi nga filmi Avatar. Kur e vizitoni për herë të parë, është e vështirë të kuptoni se jeni ende në planetin Tokë.

Ka një qëndrim të veçantë ndaj pastërtisë në Azi

Ka rregulla të ndryshme që qeverisin pastërtinë dhe rendin në Azi. Si dëshmi, ka edhe shapka të veçanta për tualetin. Ndoshta në fillim kjo mund të duket e padobishme, por ato shapka përdoren për të minimizuar kontaktin midis një dyshemeje të pistë në tualet banjo dhe një dyshemeje të pastër në pjesën tjetër të shtëpisë.

Është normale të flesh kudo, madje edhe në punë

Nëse jeni në metro në Tokio, ose duke ecur në rrugë, madje edhe në punë, mos u habisni nëse shikoni njerëz që flenë kudo. Njerëzit atje janë punëtorë të vërtetë dhe i shfrytëzojnë ato minuta në metro për të fjetur paksa.

Ekziston një tualet që është shumë popullor në Azi

Ekziston edhe një dhomë tualeti "Suwon" në Seul. Tualeti është një muze funksional. Ka një histori: ish-kryebashkiaku i Suwonit kishte një qëllim për të pastruar dhe zbukuruar të gjitha tualetet në qytet. Pasi vdiq, shtëpia e tij iu dhurua komunës dhe u kthye në muze.