Ariana Grande është paditur nga një paparac për shkak të disa fotove që ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram. Vitin e kaluar disa foto të saj të shkrepura nga një paparac i quajtur Robert Barbera, filluan të qarkullonin online. Duket se këngëtares i pëlqeu shumë vetja në këto foto dhe e postoi në rrjetin social Instagram.
View this post on Instagram
Nuk ka asgjë të keqe deri këtu, por Ariana nuk mori parasysh një detaj të vogël për shkak të së cilit ajo ka përfunduar në gjyq. Para se të publikonte fotot këngëtarja duhet të kërkonte autorizimin e fotografit, i cili kishte të drejtat mbi fotot. Fotografi e ka paditur Grande-n, pasi në këtë rast ajo ka shkelur ligjin e të drejtave të autorit. Barbera i ka kërkuar këngëtares një dëmshmpërblim prej 25 mijë dollarësh për secilën foto. Nga ana tjetër, Ariana nuk ka reaguar publikisht rreth kësaj çështjeje.