Dita e djeshme ka qenë kryefjalë festimesh në familjen e ish-deputetes së Partisë Demokratike, Majlinda Bregu. Në ditëlindjen jubilare të saj, miqtë e ngushtë, familja dhe njerëzit më të dashur kanë qenë pranë politikanes së njohur për t'ja bërë më të paharrueshme 45-vjetorin e lindjes.
Fillimisht ka qenë e bija e saj, Kejda që i ka bërë një festë surprizë në mesnatë, në të cilën kanë marrë pjesë shoqet e ngushta të saj. Ndërkohë, në një foto të veçantë që ajo e ka ndarë në rrjetet sociale, Kejda ka bërë urimin e ndjerë për të ëmën. "Gëzuar ditëlindjen nënë. Të dua, përgjithmonë", i ka shkruar ajo.
Nga fotot brenda festës, nga momenti i fryrjes së qirinjve, tek të kënduarit me mikeshat e saj të disa këngëve të veçanta, qershia mbi tortë ka qenë urimi që Majlinda Bregu i ka bërë vetes. Ajo ka shkruar: "Me qetësi dhe me të qeshura lë t'i lëmë rrudhat e vjetra të vijnë".
Me siguri që kjo ditëlindje speciale dhe e mbushur plot emocione, ka qenë një shkëputje e ëmbël për Majlinda Bregun, një largim i shkurtër nga angazhimet e saj të rëndësishme prej kohësh tashmë si Sekretare e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal në Sarajevë.
Dhe gjithçka ja ka vlejtur apo jo?