Ndërsa, mosha kalon shumica prej nesh humbasin disa flokë, të tjerë marrin rrudha, e potencialisht mund të ketë edhe nga ata që i thonë lamtumirë disa dhëmbëve. Megjithatë, ka disa përshtatje që njerëzit mund të mos i kenë menduar ndonjëherë, sidomos burrat: çfarë ndodh me penisin e tyre të çmuar?! Ky organ gjenital si çdo pjesë tjetër e trupit preket nga plakja dhe kjo është plotësisht normale.

Në varësi të moshës suaj aktuale, këtu ju mund të mësoni se çfarë i ndodh penisit apo testikujve me kalimin e moshës. Madhësia e tij ndryshon sipas niveleve të testosteronit. Mos harroni pubertetin! Kjo arrin kulmin në të 20-tat tuaja, por mbasi të kaloni moshën 40 vjeç do të kuptoni se penisi juaj pëson ndryshime.  Nëse keni më shumë yndyrë në kockën pubike mbi penisin tuaj, kjo lëkurë mund të fillojë të përkeqësohet  duke e bërë organin seksual më të vogël. Mos u frikësoni! Penisi juaj nuk do të tkurret vetëm gjatë natës, por sa më i shëndetshëm të qëndrojë gjatë gjithë jetës tuaj, aq më të mëdha janë shanset që ta mbani atë në përmasat me të cilat jeni mësuar. Megjithatë, për fat të keq disa njerëz do të përjetojnë tkurrje të përhershme pasi lëkura humbet elasticitetin dhe qelizat e shëndetshme zëvendësohen me kolagjen. Penisi juaj mund të zhvillojë një kurbë më të thellë.

Ka shumë forma të ndryshme të penisit. Pavarësisht nëse është krejtësisht i drejtë ose ka ndonjë kthesë, ka shumë shans që me kalimin e viteve ju të shikoni një harkim më të madh të tij. Kjo kurbë ndryshe njihet si sëmundja Peyronie, ku indet që ndërtojnë penisin tuaj fillojnë të plaken. Kjo shkaktohet edhe nga një lëndim apo thyerje gjatë seksit dhe zakonisht ndikon tek meshkujt e moshës 40-60 vjeç. Sipas Shoqatës Britanike të Kirurgjisë Urologjike, impotenca ndodh në moshën 50 vjeç dhe deri në 55% të meshkujve të moshës 40-70 vjeç, por kjo nuk është aspak e kufizuar në këtë grupmoshë. Shkaqet për mosfunksionim të erektilitetit mund të jenë fizike, neurologjike ose të dyja. Duke mos qenë në gjendje të keni ereksion, kjo më pas shkakton ankth, stres, etj. Sidoqoftë, nëse ju ndodh shpesh është e mundur që kjo çështje të ketë lidhje me probleme hormonale, presion të lartë të gjakut ose përdorim të ilaçeve.

Testikujt mund të ulen dhe të tkurren kur nivelet e testosteronit bien dhe trupi juaj zhvillon më pak spermë, gjë që shkakton tkurrje të skrotumit. Disa burra gjithashtu mund të vënë re se testikujt e tyre fillojnë të ulen, gjë që është pjesërisht e mundshme për shkak të mungesës së elasticitetit të lëkurës. Ka gjithashtu një sërë çështjesh mjekësore që mund të jenë arsyeja për një ulje të tyre duke përfshirë një gjendje të njohur si variçela, e cila gjithashtu mund të shkaktojë shterpësi dhe siklet.

Qimet pubike me kalimin e viteve fillojnë të hollohen ose të kthehen në gri.  Kjo është gjithashtu një shenjë e niveleve të testosteronit që po bien. Gjithashtu mund të jetë e dobishme të bisedoni me njerëz të tjerë që po përjetojnë probleme të ngjashme dhe fatmirësisht ka shumë forume për t'u bashkuar. Mbi të gjitha, mos u shqetësoni. Penisi juaj është ende i lavdishëm, edhe nëse ndryshon me kalimin e moshës!