Me siguri keni filluar të mendoni për pushimet verore, apo jo? Është periudhë e njëjtë për të gjithë. Kjo ëhstë fiks koha kur mezi presim të shkëputemi nga puna dhe thjesht të nisemi drejt një destinacioni që nuk ka lidhje me përditshmërinë.

Por si do ia dilni të rezervoni bileta avioni me çmime të ulëta, për të minimizuar kështu edhe shpenzimet e pushimeve?

Kërkoni për JetRadar. Ky aplikacion ju informon 24/24 gjatë gjithë javës për çmimin e biletave në të gjithë botën. Pra, nëse keni vendosur për një udhëtim jashtë vendit dhe nuk jeni ende të sigurt për destinacionin, JetRadar mund t’ju nxjerrë nga dilema.

Me anë të këtij aplikacioni, ju mund të gjeni destinacionet që mund të vizitoni me shumën që keni menduar. Gjithashtu, mos harroni të vini në funksion butonin Alert, me anë të cilit mund të informoheni në momentin që çmimi për destinacionin që keni zgjedhur ulet.

Po për Travelzoo keni dëgjuar? Një tjetër aplikacion që do ju ndihmojë të kurseni lekë në udhëtimin e radhës. Me një scroll down do të gjeni të gjitha udhëtimet ekonomike që ekzistojnë.

Por mund të vizitoni edhe Google Flights, sepse Google i di të gjitha. Shkruani Google Flights dhe do t'ju dalin të gjitha fluturimet ekonomike që ekzistojnë për destinacionin që kërkoni. Dhe më e rëndësishmja? Do të keni mundësi të lajmëroheni se kur rritet apo ulet çmimi i biletave.

Po mendoheni akoma?