Kur jetoni në një vend për shumë vite, çdo gjë duket e zakonshme dhe e njohur. Mirëpo, një njeri nga jashtë gjithmonë vë në dukje disa kuriozitete dhe sjellje që i bëjnë ata të mendojnë “Çfarë po ndodh këtu?” Jeta në SHBA mund të duket “e lehtë”, mirëpo për një të huaj që e viziton këtë vend, disa gjëra janë të çuditshme. Më poshtë mund të lexoni disa gjëra që në SHBA të huajve ju duken jo të zakonshme:

Tualetet në SHBA janë vërtet shumë të hapura

Tualetet në SHBA i konfuzojnë shumë shpesh tusitët sepse ato nuk ofrojnë shumë privatësi si në vendet e tjera. Shpesh është diskutuar kjo çështje në internet nga të huajtë dhe vendasit, mirëpo nuk ka asnjëherë një përgjigje pse ndodh kjo gjë. Disa njerëz sugjerojnë që një hendek më i madh në pjesën e poshtme të derës ndihmon në pastrimin e dyshemes më shpejtë dhe më lehtë. Të tjerë besojnë se boshllëqet e mëdha ekzistojnë për arsye sigurie dhe ndalojnë njerëzit të përdorin tualetet për qëllime që nuk janë të destinuara.

Në farmaci nuk gjeni vetëm ilaçe

Një farmaci amerikane ngjan me një supermarket. Përveç medikamenteve, produkteve të higjenës personale, aty mund të gjeni ushqime, parfume, produkte kozmetike, revista dhe madje edhe lodra për fëmijët.

Mund të ktheni çdo dhuratë që nuk ju pëlqen

Nuk ju ka pëlqyer një triko që një kushëri ju ka bërë për dhuratë? Nuk ka asnjë problem! Në SHBA, pothuajse çdo gjë që nuk ju pëlqen mund të kthehet, edhe nëse nuk e keni blerë vetë. Ka edhe të ashtuquajturat Ditët Kombëtare të Kthimit që zakonisht ndodhin në fillim të janarit kur njerëzit mund të kthejnë dhuratat e Krishtlindjeve që nuk i kanë pëlqyer.

Njerëzit bëjnë pushime rrallë dhe shumë të shkurtra

Në shumë vende të tjera, njerëzit gëzojnë pushimet e tyre që zgjasin disa javë apo edhe muaj, por në SHBA pushimet janë shumë më të shkurtra dhe jo aq të shpeshta. Duket se amerikanët nuk mund ta shijojnë plotësisht kohën e tyre, edhe kur janë me pushime. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se deri në 56% e punëtorëve nuk mund të mos mendojnë për punën gjatë pushimeve të tyre. Ata kontrollojnë email-et, u përgjigjen telefonatave rreth punës, pra me pak fjalë “punojnë” edhe gjatë pushimeve.