Të gjithë bëjmë gabime me blerjet e rrobave. Pasi ke mbushur 20 vjeç, në vitet e para të punës, është edhe më e lehtë të bësh gabime. Por disa nuk korrigjohen, edhe pasi kanë kaluar shumë vite pas 20-ve. Ja cilat janë të gabimet më të zakonshme. 

1. Vishesh shumë shumë bukur për një intervistë pune dhe i thua eprorit të punës aktuale, në mes të ditës, që duhet të largohesh për një vizitë mjekësore. Sikur nuk do kuptohej!

2. Blen çorape të reja, sepse përton të lash rrobat. Nga ato të lirat, jocilësoret, 3 palë 100 lekë që kanë pasoja aspak të këndshme kur i vesh.

3. Blen një fustan që nuk është stili yt, vetëm sepse shoqet të thonë që të rri shumë bukur. Pastaj, sa herë e sheh varur në dollap, të ngrihen nervat me atë që të bëri të harxhosh aq para.

4. Blen diçka të re, ngaqë mendon që do të të ndryshojë jetën. Në mos qoftë një çantë me xhindin e dëshirave brenda, do të ndryshojë vetëm llogaria bankare.

5. E bind veten që nuk mund të veshësh të njëjtin fustan dy herë, sepse njerëzit do e dallojnë dhe do të të mbajnë në gojë. Kush mendon se je, Beyoncé? Askush nuk të ruan ty çfarë vesh. Edhe sikur, janë ose të fiksuar me ty, ose nuk kanë asgjë më të mirë për të bërë në jetë. Më mirë vish të njëjtën gjë disa herë dhe duku bukur, sesa të harxhosh kohë dhe para për gjëra që nuk të rrinë aq mirë.

6. E hedh pulovrën e preferuar në lavatriçe, sepse nuk ke para për pastrimin kimik. Pse prishen vetëm pulovrat që kemi qejf? Sa për ta ditur, pulovrat që hyjnë në ujë mund t’i rregullosh duke i futur në ujë të vakët me balsam flokësh dhe pastaj ta lësh të thahet mbi një peshqir të trashë.

7. Shpenzon pa fund për rroba të lira dhe aksesorë dhe pastaj ankohesh që nuk ke para për të blerë produkte të mira. Çdo bluzë poliestër ka pasur një kosto.

8. Ke blerë të njëjtën gjë identike disa herë. Bën zakonisht shpjegime: “Oh, po ky zinxhiri flori e bën të duket krejt ndryshe!”, por arsyeja e vërtetë është që nuk të pëlqen asnjë nga ato variante. Ke thjesht shqetësimin që varianti i përkryer nuk do shfaqet kurrë.

9. Bën blerje sipas asaj që të tjerët mendojnë që është e duhura për formën tënde të trupit. Kjo vetëm sa nuk të lejon të provosh veshje të reja dhe të bind që trupi yt ka ca probleme që mund të zgjidhen vetëm me rroba, gjë që është përfundim i gabuar. 

10. Hedh çizmet e preferuara, sepse iu është ngrënë fundi. T’u deshën tre vjet për t’i gjetur dhe nuk i jep dot këpucarit tri ditë për t’i rregulluar.

11. Vesh rroba që të rrinë shumë të vogla, sepse ke frikë që po t’i blesh një numër më të madh do të thotë që je e shëndoshë. O sa turp!

12. Blen këpucë që të vrasin vetëm sepse janë shumë të bukura për t’u lënë. E bind veten disi që do jetë më e lehtë për të ecur me to, pasi t’i kesh mbajtur nja tri orë.

13. Blen rroba që kanë nevojë për hekurosje, kur e ke hekurin të prishur, por edhe sikur ta kishe në rregull, nuk do e përdorje kurrë. Ke provuar t’i varësh në tualet gjatë dushit që të hekurosen me avull. Ka funksionuar? Sigurisht që jo. 

14. Të harxhosh shumë para për emrin në etiketë. Shumë marka nuk janë më të mira sesa rrobat e lira. Thjesht kanë marketing më të mirë që ti të mendosh që është kështu.

15. Nuk e blen diçka që të pëlqen, sepse shoqja jote ka një të njëjtë. Sa të rralla janë shanset që të gjendeni me të njëjtën veshje, në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend!

16. Të thuash ligësira të llojit që ajo është shumë e shëndoshë, e ka gjoksin dërrasë, apo gjithçka tjetër për ta marrë ti atë veshje. Jo vetëm që bëhesh e keqe, po gjithë ajo urrejtje trupore të bën më kritike për trupin tënd.

17. Të bësh pazar thjesht sepse je e mërzitur. Pa mendohu sa blerje të pavlera kanë nisur kështu?

18. Ke blerë diçka shumë të bukur dhe pastaj ke frikë ta veshësh. E ruan për raste të veçanta, por pret aq shumë sa kur vjen rasti, ose nuk të bën më, ose nuk të pëlqen më aq shumë. Është si të kesh ruajtur fustanin e mbrëmjes së maturës dhe pas aq vitesh në dollap, të mos e urresh.

19. Blen diçka, sepse është e thjeshtë ose që përshtatet me gjithçka dhe pse nuk të pëlqen. Një pardesy bezhë është investim i mirë nëse e vesh.

20. Ke shpenzuar pa fund për veshje shumë në modë ose shumë klasike, kur duhet të shpenzosh për veshjet që përputhen me stilin tënd. Problemi është që ti nuk ke një stil tëndin. Kur e kupton, gjithçka duket e gabuar.