Cili fëmijë nuk mrekullohet brenda një ambienti plot me kafshë reale të vërteta? Ata luajnë me ta, i përkëdhelin, provojnë t'i ushqejnë ndonëse janë të vegjël dhe kanë shumë kuriozitet për t'i njohur një e nga një. Duket sikur jemi brenda një ferme të vërtetë kafshësh, por në fakt jemi në një ditëlindje! Është festa e parë e ditëlindjes së Ajkës, vajzës së Xhensilës dhe Besit dhe ky event nuk mund të ishte më spektakolar se kaq.

Ajka i do shumë kafshët, ndaj dhe prindërit vendosën që t'i sillnin thuajse një fermë të tërë me kafshë reale. Bashkë me Class Events, prindërit e vogëlushes përzgjodhën temën e ditëlindjes së parë të së bijës, me plot detaje që e bëjnë të paharrueshëm këtë event. Festa u organizua në vilën e tyre në Gjirin e Lalzit ku të gjithë elementët e dekorit u materializuan mjeshtërisht në hapësirën e vendosur në dispozicion. Lepuj, zogj, një Pony e shumë kafshë të tjera të gjalla krijuan atmosferën reale të një ferme, ku të gjithë fëmijët me kuriozitetin e moshës afroheshin për t'i prekur nga afër, për t'i ushqyer e për t'u argëtuar me to.

Një tendë, një karrige e madhe kashte, një gardh gjigant për kafshët, të gjithë elementët e dekorit krjionin idenë e një stili Boho brenda të cilit të gjithë fëmijët u kënaqën pafund. Detaji tjetër interesant që spikati në të gjithë këtë organizim, ishte këndi i veçantë i qenushëve të pellushit që ju dhuruan të ftuarve në ditëlindjen e parë të Ajkës, ndërsa etiketimi i këndit ishte "Adopt a puppy"!

Class Events në një mënyrë mjaft origjinale e shndërroi gjithë hapësirën e vilës në një fermë të vërtetë ku Ajka e vogël, si edhe gjithë fëmijët e tjerë pjesëmarrës në ditëlindje e shijuan atmosferën në maksimum.