Gjithçka është pothuajse gati për një edicion të ri. Për të gjashtin vit radhazi, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu do të ngjitin në skenën e Televizionit Klan personazhe të njohur, në profile të ndryshme, të cilët shfaqin një aftësi tjetër të vetes para publikut – kërcimin.

Nuk është më surprizë! Dance With Me nis edicionin e 6-të më 16 shtator. Për plot pesë edicione me personazhe interesante, karaktere nga fusha të ndryshme të artit, kulturës, politikës, biznesit apo shoqërisë civile, skena e kërcimit është kthyer në një arenë të gjallë argëtimi që ka qëllim të sjellë emocione të reja te publiku përmes sprovave të artistëve që nuk e kanë baletin dhe kërcimin pikë të tyre të fortë. Si fillim vetëm…

Këtë vit, personazhet janë edhe më të gjallë. Edhe këtë edicion, produksioni është treguar i kujdesshëm për të pasur një kast të larmishëm personazhesh, të cilët jo vetëm kanë dëshirë të kërcejnë, por sidomos të sfidojnë veten duke i dhënë publikut një profil tjetër nga ai që njohim.

Jashtë punës dhe profesionit të tyre, sfida e konkurrentëve të DWM është të shpalosin talentin në një fushë të panjohur, por njëkohësisht të fitojnë shpejt zemrat e publikut me komunikimin e tyre të hapur (me këtë rast, edhe të jurisë për të fituar disa pikë më shumë). Nën firmën Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, si çdo vit, edhe këtë herë personazhet do të kombinohen në çifte për të qenë unikë.

Po cilët janë emrat që do të konkurrejnë këtë vit? Kush kërcen me kë? Këto pyetje do të marrin përgjigje shumë shpejt.

Po juria, a ka risi? Do të jetë Kledi edhe këtë vit? Edhe për këto duhet edhe pak kohë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Do kemi nje sezon fantastik kete vit ne @rtvklan Ketu nuk behet fjale vetem per projektet dhe produksionet qe me perfshijne, por per te gjithe programacionin e @rtvklan Ne 15 shtator me Dance With Me! Kam pasur mbeshtetjen e ketij Televizioni qe 14 vjec qe kur dola per here te pare ne ekran, dhe vazhdoj ta kem! Kete vit do jem ne Drejtimin Artistik, Skenarin dhe Drejtimin e Festivalit te Dhjetorit Ne krahe te @veragrabocka veragrabocka ne RTSH! Ky Festival respekton traditen e muzikes shqiptare dhe hyn ne Edicionin e 58; une ngjitem per here te pare ne skenen e tij... Me shume se sa sfide eshte deshira e madhe per ti sherbyer ketij Festivali si nje shqiptare e devotshme me ndjeshmeri te larte per artin, kulturen, muziken, traditen, shpirtin e ketij kombi, gjerat e bukura dhe te mira qe mund te behen ne kete vend. Ky moment artistik kapercen konkurrencen mes grupeve te punes qe kane bere Festivale ne Shqiperi( respektoj me te vertete historine e secilit prej tyre) dhe do ulem te duartrokas gjithmone ne salle per muziken e bukur, do ta kendoj dhe kercej pavarsisht i kujt eshte Festivali! Sepse misioni muzikes eshte ti bashkoje njerezit dhe jo ti ndaje. ð??¶ Perpiqem te jem modeste per gjithcka me pret ne kete aventure te rendesishme por smund ta mohoj qe kam vertete deshire qe te sjellim nje fryme te re. Per mua do jete nje takim i rendesishem me ju 3 nete ne Pallatin e Kongreseve qe e kam pritur gjate. Jeta mesa duket na jep gjithmone nje shans per te realizuar endrrat tona, dhe une kete pune se kam pare kurre si objektiv per te qene e famshme, por si nje pasion te konsumuar aq bukur per te cilin ja vlen cdo sekonde qe kam punuar. Une ne Televizion nuk punoj, jetoj! Jetoj cdo moment si nje privilegj te jashtezakonshem per te komunikuar me ju. Shpresoj qe mos t’ju zhgenjejme! Data e fundit e pranimit te kengeve eshte 15 Shtator 2019!Publikut dhe vendit tim do ti jem thellesisht mirnjohese per gjithcka me ka dhuruar! I don’t take it for granted❤️ FALEMINDERIT❤️

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Në një postim në faqen e saj në Instagram, Alketa Vejsiu ka lajmëruar për datën kur do të nisë DWM 6, si edhe ka zyrtarizuar lajmin e drejtimit të festivalit të madh të RTSH-së. Së bashku me regjisoren Vera Grabocka, Alketa ka marrë timonin e një prej skenave historike të muzikës shqiptare, pavarësisht rrymave, lëvizjeve muzikore e sociale që ka kaluar shoqëria jonë. Siç shkruan Alketa, përherë e ka pasur ëndërr drejtimin e këtij festivali, i cili, asaj vetë i ka falur emocione të panumërta që nga fëmijëria e njëlloj do ta vazhdojë ta bëjë. Këtë vit, edhe më shumë.