Dy pjesëtarët e grupit Three Dots, këngëtari Bruno dhe muzikanti Mir Vathi janë bërë pjesë e një aksidenti automobilistik dy ditë më parë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Korçës, drejt së cilës ata po udhëtonin për të qenë të pranishëm në një koncert. Lajmi është bërë i ditur sot nga News31.al që ka postuar edhe pamjet nga vendgjarja, ku duket qartë automjeti i dëmtuar.
Fatmirësisht djemtë nuk kanë pësuar dëmtime të rënda dhe ndodhen në një prej spitaleve të Tiranës, jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka ndodhur pranë Maliqit, ku makina ka devijuar nga rruga dhe ka rënë përmbys nga lartësia ku ndodhej.
Burimi: News31.al