Kristen Stewart dhe Robert Pattinson janë bërë të njohur fillimisht nga rolet e tyre në sagën e famshme ‘Twilight’. Ata fituan zemrat e publikut me interpretimet si Bella dhe Edward, por njerëzit u lidhën edhe më shumë me ta pasi ata bënë publike se ishin realisht në një lidhje. Por magjia nuk zgjati shumë dhe Robert dhe Kristen i dhanë lamtumirën njëri-tjetrit disa kohë më vonë. Pas kësaj lidhjeje, Kristen është përfolur gjithmonë për lidhjet homoseksuale dhe nuk është parë më në shoqërinë e Robert.
Por ndryshe nga ç’mund ta kishit menduar, aktorët ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Këtë gjë e ka treguar së fundmi Kristen, e cila ka folur për ish-partnerin e saj, kur është pyetur për rolin që ai do të interpretojë në “Batman”, që është një prej roleve më të rëndësishme për të pas “Twilight”.
“Mendoj se ai është i vetmi që mund ta luajë atë rol. Jam shumë e lumtur për të. Është çmenduri! Jam shumë shumë e lumtur për këtë gjë. Kur e dëgjova lajmin mendova menjëherë që kjo që po ndodh është e mrekullueshme”, -është shprehur Kristen e entuziazmuar.