Beyonce duke performuar në Coachella, 2018

Beyonce nuk është e thjeshtë të kopjohet e as t’i realizohet një skulpturë dylli që t’i ngjajë. Këtë e ka treguar eksperienca gjatë viteve. Për këngëtaren janë realizuar pafund skulptura dylli, por asnjëra që t’i ngjajë. Më mirë hidhuni një sy dhe gjykojini vetë.

Por më në fund, në muzeun Madam Tussaud në Londër është prezantuar një statujë dylli që jo vetëm që i ngjan Beyonces, por duket si ajo dora vetë. Madje, e ëma e këngëtares, Tina Knowles ka rrëfyer se kjo skulpturë është realizuar në mënyrë perfekte, mbi të gjitha ajo ka theksuar këmbët që duken fiks si ato të së bijës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Madame Tussauds London (@madametussauds) on

Pamja e skulpturës së Beyonces është bazuar në paraqitjen e artistes në Coachella, vitin e kaluar, kur ajo bëri histori si gruaja e parë me ngjyrë që performoi në këtë festival të famshëm. Skulptura e Bey ndodhet përkrah atyre të familjes mbretërore dhe besojmë se është për shkak të albumit të saj "Royalty".

Shpresojmë që edhe në vendet e tjera skulpturat që ngjajnë me këdo përveçse me Beyonce-n, të zëvendësohen me të tjera që i përafrohen më shumë pamjes së këngëtares.