Leksionet e stilit janë të pafundme nëpër revista, pasarela, editorët e modës apo edhe nga shoqet e ngushta. Presioni i të veshurit bukur është çdo ditë e më i madh. Por, në parim, të gjithë biem dakord se, nëse do të krahasojmë kohët me ato të gjysheve tona, është e sigurt se ato visheshin shumë më mirë se ne. Dhe për këtë ka shumë arsye. Që stili të mos jetë më i rrëmujshëm, ka disa sekrete, në duke të vogla, por shumë të rëndësishme, të cilat nuk duhen anashkaluar, nëse do të jesh një prej vajzave që të gjithë shohin ndërsa ecën në rrugë.

Një artikull i disa kohëve më parë në “Huffington Post”, propozonte disa këshilla stili nga gjyshet. Po çfarë mund të bësh nëse do të ndalësh pak më shumë në stilin e tyre? Ndiq disa nga hapat e mëposhtme:

1. Bëje veshjen çdo ditë të ketë stil (duket si një këshillë e përgjithshme, por në fakt ka një të vërtetë shumë themelore brenda. Kjo nuk do të thotë të shpenzosh para për t’u veshur me stil, por do të thotë të mendosh pak më shumë për të nxitur kreativitetin. Mos harro se çdo veshje është komunikim. Shto disa detaje në look-un e përditshëm dhe ndiq disa strategji:

2. Vish gjithmonë rrobat që i përshtaten trupit tënd.

3. Shto gjithmonë një aksesor… ose dy: (varëse, vathë, doreza, shall, rrip në bel etj.)

4. Bli veshje që kanë cilësi të mirë dhe komoditet maksimal. Mbi të gjitha, stil do të thotë edhe komoditet.

5. Bli pak dhe bli veshjet që të duhen.

6. Më shumë rregull – pa hedhur asgjë. Gjyshet nuk e dinin kuptimin e “fast fashion”, “cheap chic” apo të ngjashme si këto. Ato përpiqeshin të rimodelonin, kombinonin dhe t’i vishnin.

7. Zgjidh me kujdes ngjyrat që të përshtetn më shumë, pa presionin e ngjyrave që janë në modë.

8. Lidh një shall në çantë (ose një lodër, një arush)

9. Kushtoju vëmendje detajeve (nuk thuhet më kot që bëjnë diferencë, sepse janë ato që i japin stilin çdo lloj veshjeje. Nëse ka një kopsë të zbërthyer, një aksesor të personalizuar apo janë të qepura siç duhet…)

10. Kombino bashkë dy veshje që nuk i ke veshur më parë.

11. Besoji gjithmonë fuqisë së kostumit.

12. Përdor gjithmonë make up dhe mos dil pa stiluar flokët.