Edhe pse është bërë pjesë e ekranit si fillim nga studio e lajmeve “të jashtëzakonshme” në Zjarr Tv, Eliona Pitarka ia ka dalë ta mbajë jetën private larg vëmendjes së publikut. Prej disa sezonesh, aktorja e njohur është bërë pjesë e trupës së Tv Klan dhe së fundi, edhe e “Klanifornia”.
Prej disa javësh, Eliona po provon veten edhe në një sfidë të re – atë të kërcimit dhe për çdo të henë, ajo po tregon se nuk mund të jetë shumë larg nga balerinat profesioniste.
Pas komplimenteve që mori nga juria për kërcimin e sotëm, Eliona, ndryshe nga çdo herë tjetër që ka qenë në ekran, vendosi që t’ia dedikojë dikujt – njeriut të zemrës.
Pas kërcimit, Eliona tha se nuk e ka bërë kurrë në publik këtë deklaratë, por emocioni i kërcimit të sotëm e bëri që publikisht ajo t’i drejtohet atij: “Zemër, ky kërcim sonte ishte për ty…” – tha ajo.
Por Genti nuk e la me këtë deklaratë të shkurtër: “Kjo zemra është në sallë?” e pyeti ai, por Eliona nuk pranoi të konfirmojë: “Ah, qenka në sallë..” – tha aid he të gjithë në sallë, me siguri, kthyen kokën nga ai që “po mbulonte fytyrën me duar.”