Nëse keni ëndërruar të jetoni në botën e Barbie-t, tani është shansi juaj. Rrobat, makinat dhe shtëpia e Barbie-t (të gjitha të vërteta) mund të jenë në dorën tuaj. Shtëpia përrallore që ndodhet në Malibu, Kaliforni (Malibu Dreamhouse) është në dispozicion të fansave dhe kushton vetëm 60$ nata. Ku qëndron kleçka? Shtëpia mund të prenotohet vetëm 1 herë duke filluar nga e diela, data 27 tetor (dje) deri nesër, të martën më 29 tetor. Po ashtu, vetëm katër persona lejohet të hyjnë.

Shtëpia, e cila është një rikrijim i shtëpisë më të dashur nga vajzat ka tri kate me nga dy dhoma gjumi, dy tualete dhe me pamje nga deti. Shtëpia përfshin gjithashtu edhe kinema, një pishinë gjigante dhe një ambient të jashtëm meditimi.

Të gjitha lodrat e fëmijërisë, që dikur ëndërronit t’i kishit në të vërtetë, tani mund të keni shansin t’i prekni dhe t’i shijoni për dy net. Për më shumë shikoni pamjet, pasi flasin më shumë se fjalët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Barbie (@barbie) on