Si mund ta harroja atë përvjetor ditëlindjeje, 3 vjet më parë, kur mes gjithë atyre dhuratave ma bënte me sy një çantë e kuqe brenda një kutie kartoni. Ishte ajo që kisha ëndërruar gjithmonë, që e kisha kërkuar me ngulm dhe që mikesha ime gjeti rastin të ma sjellë në një ditë të veçantë. Meqenëse ajo shfrytëzoi ofertat, nuk u mendua dy herë për një çantë që unë e kisha ëndërruar… Por aq ishte... “Dashuria” 3-vjeçare mes nesh mori fund. Çanta kishte zënë një cep të gardërobës pas më shumë se 2 viteve në krahë, dhe tani nuk bënte gjë tjetër veçse më krijonte bezdi. Ufff, sa bezdi më krijonte sa herë hapja raftin e çantave. Herën e fundit që e pashë, një javë më parë, vendosa ta “zhduk”. Tani kisha në kokë një Chanel të zi, që sa herë e mendoja, bëhesha keq…

Fare rastësisht, duke shëtitur Instagramin, në një hashtag të mikeshës sime, gjeta një profil çantash dhe aksesorësh – Brandville. Jo, nuk ishte për të reklamuar çantat e modës së fundit, siç mund të mendoni. Jo, ishte fiks për muaaaaa.

Brandville operon prej pothuajse një viti në treg dhe në kaq pak kohë ka mundur të kthehet në brand me shpejtësi marramendëse. Por jo me çanta të vitit të fundit, çmimet e të cilave prekin qiellin, por me gjëra më të thjeshta se kaq - kryesisht çantat ‘second hand’ (nga këto që mund të blejmë të gjithë). Dhe e dini cila është më e bukura e gjithë kësaj? Që çantën time mund ta ndërroja, ta zëvendësoja ose, natyrisht edhe ta shisja/blija (nuk është ky synimi im i momentit).

Brandville paguan më shumë se çdo brand tjetër në Shqipëri për çantat luksoze. Madje paguan CASH brenda dy ditëve, për çantën që ju keni vendosur të shisni. Kështu, nëse keni një çantë luksoze, që nuk e përdorni më, ose thjesht dëshironi të blini një çantë të re (tendencat e fundit), ju e dini se ku mund të drejtoheni për ta shitur këtë çantë që po ju zë vend në gardërobë. Pra, aksesorët, kryesisht çantat (second hand), Brandville i vlerëson dhe i paguan më shumë se të tjerët.

Dhe e dini cila është gjëja më e bukur? Brandville nuk ju lë të prisni derisa çanta të shitet. Pasi vlerësohet gjendja e çantës, Brandville paguan brenda 48 orësh për çantën që keni vendosur të shisni. Pra, çantat e markave luksoze si Hermes, Chanel, Gucci, Prada, Louis Vuitton mund t’i shisni më shtrenjtë se kudo, vetëm tek Brandville.

Veç shitjes së çantave, në Brandville, aty mund të blini çantat tuaja të preferuara (second hand), në gjendje mjaft të mirë dhe me një çmim të përballueshëm.

Brandville mundëson së fundmi edhe versionin e pagesës me këste. Me një procedurë që nuk zgjat më shumë se 10 minuta, me një kartë identiteti, ju mund të bëni tuajën çantën e shumëdëshiruar.  

…. Tani kam në dorë një Chanel të zi të 2019-ës, atë që mezi po e prisja. Gjithçka e arrita falë mundësisë së Brandville. Falë këtij brandi, arrita të lë një çantë që ia kisha nxjerrë qejfin dhe të marr një tjetër që e kisha ëndërruar.

Isha në ëndërr? M’u duk sikur kisha fjetur me orë të tëra. E pickova veten fort për t’u bindur që isha zgjuar dhe pashë që dashuria e re, Chanel i zi ishte aty... Sa u lumturova!