Nëse ju jeni në grupin e atyre njerëzve që nuk i shikoni asnjëherë përshtypjet që lënë turistët në “librin e përshtypjeve” online, keni shokë. Ok, nuk po them është gjë e keqe apo e mirë. Po them që duhet të ndryshoni mendim. Sepse edhe unë bëra të njëjtën gjë….
Në të gjitha “përshtypjet” që kisha lexuar më herët për vendet në të cilat udhëtoja, shikoja vetëm “formula” fjalësh të mrekullueshme, magjike, a thua sikur do shkoje në parajsë, por ndryshoja mendim pasi shkoja dhe shihja sa pak lidhje kishin përshtypjet me realitetin. Kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse hoqa dorë nga të lexuarit dhe fotot magjike online për resortet e panumërta. Nuk doja t’i ndiqja më… Deri në udhëtimin e vitit të kaluar në Kolashin.
Këtë vit, një prej vendeve më magjike në kohë festash, ju pret me një mundësi që nuk duhet humbur. Nëse jeni një grup kolegësh, miqsh apo edhe familjarësh, në Kolashin ka gjithmonë një vend për ju.
Aventura mund të fillojë me resortin Bianca Resort, nga ku duken qartë Bjelasica dhe Sinjajevina, që përqafojnë Parkun Kombëtar Biogradska dhe lumin Tara. Pagesa për këtë resort është vetëm 189 euro personi. Veç shumë shërbimeve që do të gjeni në një vend magjik, resorti ju ofron edhe pishinën e brendshme.
Bianca Resort shtrihet në një lartësi prej 980 metrash mbi nivelin e detit, është elegant, i rehatshëm dhe i rrethuar nga një pyll pishash që të mbushin mushkëritë.
Një resort me pamje spektakolare është edhe 'Four Points', i cili mund të rezervohet me 129 euro personi dhe transport falas.
Në këto resorte, garanci keni mjedisin ideal për të eksploruar florën dhe faunën lokale.
Për të dyja resortet ofrohen:
Mëngjes + Darkë + Darka GALA e 24 dhe 25 Dhjetorit + Taksa
Bianca Resort & Spa: https://www.biancaresort.com/
Four Points By Sheraton: https://www.marriott.com/hotels/travel/tgdfp-four-points-kolasin/
Për informacion dhe rezervime kontaktoni:â£â£â£
0672089333
Është ajo periudha më e bukur e vitit, në të cilën dëshiron një vend magjik, pavarësisht me kë do të jesh i shoqëruar. Nëse është familja, i dashuri apo miqtë e ngushtë, kënaqësia dhe argëtimi do të jenë më të mëdha, sepse e pafundme është hapësira që të ofron një prej vendeve më të popullarizuara të rajonit.
Ku më mirë se në një vend të bardhë? Ku më mirë se t’i presësh Krishtlindjet në një vend me borë, ku Babagjyshi e ndal slitën e tij të gjatë për të të sjellë dhuratat e rastit. Juve, me siguri, ju kanë folur për mrekullinë që të fal një natyrë e virgjër që ka fatin të përkëdhelet çdo vit në kohë Krishtlindjesh nga bora, një vatër magjike që numëron çdo vit me mijëra turistë. Me siguri, dikush nga miqtë tuaj e ka vizituar të paktën një herë Kolashinin dhe aq ka mjaftuar për t’iu rikthyer sërish të njëjtin vend vitin e ardhshëm.
Kaloni këto Krishtlindje në Kolashin dhe lini përshtypjet tuaja në Librin e Përshtypjeve… Unë e bëra!