Sapo mendon për ditët e festave, të kujtohen gjithë festat deri në datë 2 janar ku duhet të marrësh pjesë. Ja ku është truku që do të bëjë të shkosh te të gjitha: ti ke një fustan klasik të zi që mund ta veshësh në të gjitha.

Është e bukur sfida. Gjithçka që të duhet për t’i dhënë një pamje të re është doza e duhur e shkëndijave, që do të thotë aksesorët. Ja disa prej tyre.

Një kuletë

Rruazat mat sugjerojnë me zë të ulët “shkojmë në festë”, pa e bërtitur këtë.

Një shall peliçe

Jo, volumi nuk ka pse ikën nga pjesa e sipërme kur heq pallton.

Unazë

Të gjitha gratë që njeh do vijnë në festat e fundvitit me një varëse massive. Nëse shkëlqimi verbues nuk është dëshira jote, zgjidh një variant më elegant. Një unazë flori me një gur të çmuar është edhe e thjeshtë edhe festive. Dhe një unazë është një aksesor që i mbijeton sezoneve dhe mund të mbahet edhe pas festës.

Këpucë me taka me gurë

Temina argjendi dhe kristale Swarovski. Me siguri po i sheh duke buzëqeshur.

Të sheshta me gurë

Për t’u mos lënë jashtë vëmendjes, këto këpucë të sheshta janë një zgjedhje festive kur takat nuk janë në plan.

Një rreth mbretëror

Frymëzohu nga aksesorët e modeleve në Pinterest. Vendos në flokë një aksesor me dritë. Shijo orët me komplimente.

Një çantë e vogël

Çanta të vogla me formën e çantës serioze dhe me rrip të gjatë, të ndihmon t’I kesh duart e lira gjatë koktejit të punës që të përshëndesësh ata të departamentit tjetër.

Buzëkuqi i kuq

Mënyra më e shpejtë për të ndryshuar pamjen? Buzëkuqi i kuq.

Çizme të shkurtra kadife

Një kapak me xixa për Iphone-in

Dhe në fund…kur nuk dëshiron që telefoni të ndihet i nxjerrë nga festa.

Dy fjalë: Gëzuar Festat!