Janë ditët e fundit të janarit dhe me siguri ke nisur të mendosh për veshjen e Shën Valentinit. Ngjyra e kuqe nuk mungon asnjëherë në këtë ditë dashurie, ndaj edhe propozimet e editorëve të modës janë përqendruar pikërisht këtu.
Ndoshta nuk je në grupin që pëlqen të gjithë veshjen e kuqe, por mjafton edhe vetëm një detaj, një element që mund të jetë më i dukshëm për t’i dhënë ditës speciale nota romantike.
Në këto fotografi janë 20 ide elegante me detaje të kuqe që janë zgjedhje e përkryer për Shën Valentinin.
Mund të jetë një fund, një xhaketë, një shall apo një çantë, mund të jetë edhe një kostum i kuq apo një aksesor. Çfarëdo që të zgjedhësh për kontrast me pjesën tjetër të veshjes, atëherë i ke shtuar asaj një detaj elegant dhe romantik – aq sa duhet dhe pa e tepruar.