Pamje nga dasma tradicionale e Sophie dhe Joe

Sophie Turner dhe Joe Jonas u martuan vitin e kaluar, fillimisht në një ceremoni të papritur në Las vegas dhe më pas në një ceremoni tradicionale në Avingon, Provence të Francës. Ndërsa dje, Just Jared Jr. ka bërë të ditur se Sophie dhe Joe janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmin e ka konfirmuar edhe Us Weekly, ndërsa çifti ende nuk ka reaguar publikisht rreth kësaj çështjeje.

Pamje nga dasma në Las Vegas e Sophie dhe Joe

“Sophie dhe Joe po i mbajnë gjërat sekret, por miqtë dhe familjet e tyre janë shumë të emocionuar. Sophie është treguar e kujdesshme me veshjet që ka zgjedhur për paraqitjet e saj në tapetin e kuq, në mënyrë që të ndihet komode me ndryshimet në trupin e saj”, -janë shprehur burime për Just Jared Jr.

 Tani mbetet të presim njoftimin zyrtar nga vetë çifti.

Çifti i njohur u martua aq papritur, saqë edhe prindërit e morën vesh nga interneti

Dalin fotot e para nga dasma e shumëpritur VIP

Çifti i njohur publikon foton e parë nga dasma dhe sytë na mbetën te fustani i bardhë