Ditën e djeshme ajo është bërë protagoniste e portaleve dhe mediave në vend, për shkak se u përfol fakti se Ilda Bejleri ka aksidentuar me makinë një grua. Ishte Dritare.net që ka publikuar direkt nga spitali foton e të aksidentuarës me identitetin Enriketa Gjuzi dhe deklaratën me pretendimin e saj se ishte pikërisht moderatorja që e ka goditur me makinë dhe më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja.
“Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi. Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte. Ajo u tha: ‘Pse këtu kalohet?’ Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që i thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital. Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer. Të lutem mos ma thuaj emrin se e lexon mamaja ime. Është vetëm. Hallin e saj kam, jo timin. Na u prish shtëpia në Durrës nga tërmeti dhe erdhëm këtu derisa të gjejmë zgjidhje. Këtu ndodhi kjo që ndodhi. Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri”, është shprehur e lënduara direkt nga spitali.
Pasi lajmi bëri xhiron e gjithë mediave në vend, nuk ka vonuar edhe reagimi publik i Bejlerit e cila përmes një postimi në Instastory-n e saj u shpreh se:
"Për fatin tim të mirë, kamerat janë hapur në polici dhe është vërtetuar që makina ime ka qenë e ndaluar në momentin që zonja është rrëzuar në nxitim e sipër për të kaluar rrugën edhe pse semafori jeshil ishte i hapur për makinat. Kush ka ndonjë dyshim të shkojë të shohë videon në polici. Unë pyeta për zonjën në momentin e parë por më pas duke qenë se makina ime në momentin e rrëzimit nuk ishte në ecje e sipër nuk ndjeva që kisha bërë diçka për t’u ndjerë fajtore. Të gjitha makinat e tjera u larguan por unë qëndrova pak. Por nuk ndjeva asnjë detyrim që të qëndroja më shumë së nuk mbaj përgjegjësi për njerëzit që rrëzohen në rrugë. Zonja për fat të mirë është shëndoshë e mirë”, e mbyll kështu sqarimin e saj publik moderatorja e njohur.
Lexoni gjithashtu:
Aksidentoi me makinë 64-vjeçaren? Reagon Ilda Bejleri