Modeli i famshëm shqiptar, Alessio Alia, do të bëhet baba për herë të tretë në korrik, pas vajzës dhe djalit. Alessio ka krijuar familje në Australi me partneren e tij, Katherine, por çdo vit, në verë, pushimet i kalon në vendlindje. Në një intervistë të fundit për "Panorama Plus", Alessio ka zbuluar detaje nga jeta si biznesmen dhe menaxher VIP-ash, por ka folur edhe për jetën familjare, e cila do të plotësohet edhe me një fëmijë të tretë së shpejti.
Ndërsa fliste për mundësitë për t'u kthyer një ditë ditë për të jetuar përfundimisht në Shqipëri, Alessio zbuloi edhe që së shpejti do të bëhet baba për herë të tretë:
Unë e dua shumë këtë vend, dyfish, sepse kam dy fëmijë dhe i treti në ardhje, kështu që s’e lë dot. Por zemra ime është në vendin tim dhe të gjithë e dinë se si jam i djegur dhe i përvëluar për vendin tim.
... Po pres fëmijën e tretë të lindë në korrik. Faleminderit Zotit të madh për këtë dhuratë! Për mua, familja është ajo që çdo herë mendoj kur rikthehem në shtëpi nga turet, e pres me padurim rikthimin pranë saj. Mezi pres të puth gjithë familjen time, ngaqë ka 33 vite që më mungon familja ime dhe tani e shoh sa paskam humbur pa atë dashuri, s’paska gjë më të bukur “love”.