Kisha menduar se varëset me perla ishin të këndshme, por pak më shumë formale për mua dhe stilin tim. . . deri tani. Por me aq sa kanë prezantuar Javët e Modës në qytetet ndërkombëtare të modës, perlat janë rikthyer, por nuk janë si ato të gjyshes. Pas obsesionit të të gjithëve me bizhuteritë me guaska gjatë verës së vitit të kaluar, perlat po marrin fazën qendrore e janë rikthyer fuqishëm këtë sezon. Nëse mund të mendoni për yjet më glamour të Hollywoodit si Grace Kelly, viti 2020 i ka hedhur perlat sërish si një propozim modern e të pakohë, i cili është vënë re tek të gjithë, që nga nga Harry Styles e deri tek Gigi Hadid.

Edhe gjenerata e re, në fakt, është fokusuar në këtë aksesor të rikthyer. Mund të gjenden me disa lloj formash, unike dhe dyfishe. Mendoni modele unike, si edhe detaje personalizuese, si shkronja e parë e emrit tënd apo një njeriu të dashur për ta bërë edhe më të veçantë varësen me perla.

Arsyeja pse janë rikthyer rruzat me perla është fare e qartë: janë shumë të lehta për t’u përdorur, por edhe shumë praktike njëkohësisht me çdo lloj veshjeje.

Një varëse me perla është perfekte për t’i dhënë elegancë pamjes dhe veshjes. Edhe nëse janë me ngjyra, kombinimi mund të jetë me një bluzë të zakonshme dhe me xhinse.

Ja cilat janë disa nga perlat më të kombinueshme të sezonit pranverë – verë, që do t’ju ndihmojë të gjeni veten në stilin e modeleve.