Ndërsa është mjaft e thjeshtë të ndjekësh trendet dhe modën e fundit në vitrina, stili në fakt nuk është diçka që mund të blihet. Sigurisht, editorët e modës japin udhëzime dhe këshilla vazhdimisht për një guidë stili në çdo sezon, por diçka që mund të të ndihmojë më shumë është të risjellësh në modë dhe të stilosh veshjet që ke. Disa nga ikonat e modës kanë propozuar disa mënyra për të stiluar veshjet që ke në gardërobë, si mund t’i bësh bashkë disa veshje që deri tani nuk i ke menduar. Në fund të ditës, sekreti është te mënyra se si stilon çdo veshje – dhe stili, të dashura vajza, është falas.

Më këtë gjë ne mendje, këtu janë propozuar 6 mënyra për të ristilluar veshjet që ke, mënyra të thjeshta për të veshur një xhaketë ndryshe, apo xhinset boyfriend. Plus, shumica e këtyre ndryshimeve nuk janë sezonale, kështu që këto truke mund të të shërbejnë për një kohë të gjatë.

Përthyej

Mëngët e gjata mund të përthyhen apo jo? Edhe nëse një kopsë është këputur, askush nuk e kupton, sepse munt ta përthyhesh mëngën apo ta lësh këmishën e hapur. Është mënyra më e thjeshtë dhe një stil i ri cool edhe për veshjet më klasike.

Një kopsë e zbërthyer dhe mëngë të përthyera mund të të tregojnë më tërheqëse dhe më shumë stil.

Xhinset

Edhe xhinset e përthyera janë po ashtu një stil i propozuar nga ikonat e stilit. Kombinuar me taka, ky trend është ndër më të preferuarit nga blogger-et e modës.

Kombino xhinset boyfriend me xhaketë

Është një stil i hasur për shumë sezone, por sidomos kohët e fundit me propozimet e xhinseve boyfriend me ngjyra të ndryshme.

Bluzë e shkurtra

Asgjë nuk mund të jetë më shumë fashion se sa bluzat e shkurtra poshtë një xhakete dhe xhinse. Çmenduri, por e vërtetë, — nuk kushton asgjë dhe të jep një look shumë ndryshe, chic.

Pulovër brenda në fund

Kur Olivia Palermo doli në publik me një pulovër brenda në fund, krijoi një stil të ri, të cilin e kopjuan menjëherë ikonat e modës.

Një rrip në bel

Sërish Olivia Palermo me një truk. Në arsenalin e veshjeve të saj, ajo vendos një aksesor në bel, i cili një detaj i shtuar në dukje, ndryshon edhe stilin.