Çdo vit, parqet kombëtare të Amerikës dhe shkëlqimi i tyre natyror tërheqin miliona vizitorë. Por nga këto 62 vende, cila është më e njohura për turistët që kërkojnë të shohin mrekullitë e natyrës?
Përgjigjia, sipas numrave në vitin 2019, është Parku i Madh Kombëtar "Smoky Mountains" (Malet e Tymosura), në Tenesi.
Sipas Shërbimit të Parkut Kombëtar, në 2019, ky ishte vendi më i vizituar nga rreth 12.5 milion turistë.
I dyti është listuar Parku i Madh Kombëtar "Canyon", i cili pati pak më shumë se 6 milion të ftuar. Parku Kombëtar "Rocky Mountain" pati 4,7 milion të ftuar, ndërsa "Sion" dhe "Yosemite" patën nga 4.5 milion.
A ka ndonjë arsye për numrin e lartë të vizitorëve në "Smoky Mountains"? Ai është lehtësisht i arritshëm nga qytetet e mëdha në krahasim me shumë bukuri të tjera natyrore.
Doni ta vizitoni personalisht? Nuk do të pendoheni. Ky vend është një ëndërr për aventurierët dhe adhuruesit e natyrës. Ju mund të merreni me peshkim, të bëni shëtitje, të bëni çiklizëm apo lojëra nga më të ndryshmet, përfshirë edhe hedhjen e harkut. Pjesa më e madhe e kuzhinës përfshin produktet e fermës vendase, e pasur në manaferra, me të cilat bëhet çaji i ftohtë, që është karakteristik i zonës.