Për vite me radhë, ndoshta shekuj, Italia ka qenë djepi i disa prej “mendjeve krijuese” më të famshme në botë dhe moda është një nga ata sektorë për të cilët Italia krenohet prej kohësh si origjina e personaliteteve më me influencë të fushës. Duke filluar me konceptimin e termit “haute couture”, në shfaqjen e paharrueshme të modës në Palazzo Pitti në 1952 e deri në ditët e sotme kur kuptimi i modës është rishkruar në gjuhën italiane. Sot, moda italiane është një hap përpara edhe në fushën e drejtimit nga gratë dhe vajzat e suksesshme… Drejtore kreative, menaxhere marketingu, CEO, influencuese apo supermodele, të gjitha së bashku janë duke sjellë një kapitull të ri në një periudhë kur inteligjenca, forca dhe kurajo janë karakteristikat kryesore të gruas që të gjitha vajzat do të donin të ishin.

Në listën e mëposhtme kemi përmbledhur 6 prej tyre...

 

Miuccia Prada
Fytyra dhe mendja kreative që e ka transformuar shtëpinë e modës që mban mbiemrin e saj, ndër emrat më të rëndësishëm të modës ndërkombëtare. Ndër breza milaneze, Miuccia e mori drejtimin e “biznesit familjar”, pas përfundimit të studimeve në shkenca politike. Së bashku me bashkëshortin e saj që është krahu i djathtë për të edhe sot, Miuccia “shpiku” çantën e najlonit në vitet ’80 si ikonën e markës së saj dhe në vitin 1988 prezantoi linjën e parë “ready to wear” në Milano. Më pas, në 1993 Miuccia krijoji markën Miu Miu dhe që atëherë, rregullisht ajo prezanton koleksionet e dy markave të saj në Milano dhe Paris. Sot, si një grua që e dashuron qytetin e saj, Miuccia Prada ka themeluar Fondacionin Prada dhe ka ndihmuar në shumë punë publike në Milano.
Francesca Bellettini
Ceo dhe njëkohësisht presidente e Yves Saint Laurent, Francesca Bellettini nisi karrierën e saj në Londër në fushën bankare dhe në 1999 iu bashkua grupit “Prada” në rolin e planifikueses financiare. Viti 2003 e gjeti si drejtore e planifikimit strategjik pranë Guccit dhe 5 vite më vonë u emërua në shtëpinë e modës Bottega Veneta, në rolin e drejtores së komunikimit. Në vitin 2013 karriera e saj ishte një hap përpara, Francesca u emërua presidente dhe CEO e Yves Saint Laurent dhe puna e saj, e saj e zgjeroi identitetin e markës duke i qëndruar besnik origjinalitetit, por me një emër të ri: Thejsht, Saint Laurent
Donatella Versace
Motra e të famshmit Gianni Versace, themeluesit të shtëpisë së modës Versace, i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjike në Miami në vitin 1997. Donatella është në krye të markës së saj që prej vitit 1980, pas studimeve në gjuhë të huaja. Përpara se Versace të shitej tek Michael Kors për 2 miliardë në vitin 2018, Donatella ishte aksionere dhe zv. presidente. Edhe sot, ajo vazhdon të jetë e aktivizuar si krye dizajnere e koleksioneve së bashku me vëllain e saj Santo. Gjatë kohës së drejtimit të Versace, Donatella e ktheu markën në një “lifestyle” ikonë. Në vitin 2000, ajo krijoji fustanin transparent në ngjyrë të gjelbërt me motivet e xhunglës, të veshur dy herë nga Jennifer Lopez.
Chiara Ferragni
E konsideruar si sipërmarrësja dixhitale më e fuqishme në botë, Chiara Ferragni është CEO dhe presidente e “The Blonde Salad” dhe “Chiara Ferragni Collection”. Karriera e saj nisi në vitin 2009, pikërisht në vitin kur ajo vendosi të themelonte theblondesalad.com, një blog dedikuar tërësisht mdoës dhe të jetuarit. Suksesi i saj si influencuese u rrit me krijimin e markës së saj, një linjë veshjesh dhe këpucësh që i ka fillimet në vitin 2013.
Alberta Ferreti
Alberta Ferreti përfaqëson një tjetër emër “rozë” me rëndësi në modën italiane, por jo vetëm. E rritur mes copave dhe fustaneve, me një mama rrobaqepëse, Alberta e nisi karrierën në fushën e modës në moshën 18 vjeçare me hapjen e “Jolly Shop” i cili rezultoi një sukses në kohën e athershme. Në vitin 1974, Alberta Ferreti firmosi koleksionin e parë dhe krijoji kompaninë “Aeffe” së bashku me vëllain e saj Massimo. Në vitin 1983, Alberta Ferreti nisi një bashkëpunim me Franco Moschino-n, një bashkëpunim që lidhet me lindjen e “Philosophy by Alberta Ferreti”. Emri i saj është tashmë shumë i njohur edhe në botën amerikane pas bashkëpunimeve me Sandra Bullock, Katy Perry, Dua Lipa, Celine Dion, etj. Grupi i saj “Aeffe” përfshin 5 marka të mirënjohura në fushën e modës: Alberta Ferreti, Moschino, Philosophy by Lorenzo Serafini, Pollini dhe Jeremy Scott.
Maria Grazia Chiuri
E fundit, por jo nga rëndësia, Maria Grazia Chiuri është gruaja që transformoi shtëpinë e modës Dior. E lindur në Romë, Maria Grazia është një grua që beson “fuqishëm” tek gratë… Drejtorja kreative e Dior e nisi karrierën duke punuar në shtëpitë italiane të modës si Fendi e Valentino. Në vitin 2016, Maria Grazia Chiuri u emërua drejtore kreative e Dior, e para grua në drejtimin e markës që prej themelimit të saj. Fushatat e krijuara prej saj në lidhje me gratë dhe fuqizimin e tyre po rishkruajnë një histori të re në fushën e modës.