Pasi e gjithë situata të normalizohet, shumica prej jush do t'i rikthehet udhëtimeve. Rezulton se gratë preferojnë të udhëtojnë më shumë vetëm se burrat dhe statistikat e konfirmojnë atë. Por ende, shumë njerëz i shohin  udhëtimet e vetme si të mërzitshme dhe frikësuese. Megjithatë, disa kanë mësuar se të udhëtosh vetëm sjell shumë përparësi.

Të udhëtuarit vetëm duhet të provohet të paktën një herë në jetë dhe kjo është arsyeja.

1. Ju keni më shumë liri.

Ju nuk keni nevojë të bëni plane për të akomoduar një person tjetër. Ju zgjidhni çfarë doni dhe e bëni atë pa kthyer kokën pas dhe pa u shqetësuar nëse personi tjetër e pëlqen apo jo. Jeni të lirë të zgjoheni në çdo kohë që është e rehatshme për ju dhe të hani çfarë të doni.

Të udhëtuarit vetëm ju jep mundësinë të jeni shefi i orareve. Nëse ju pëlqen një vend dhe kënaqeni shumë, mund të qëndroni për më gjatë aty. Jepini mundësi vetes të mos shqetësoheni për kohën dhe të mos e mbani mendjen aty.

2. Ka më pak shanse që të stresoheni

Kur jeni të rrethuar me miq, është më e lehtë që zakonet e vjetra të mos ju shqiten. Kur jeni vetëm, personi i vetëm që mund të krijojë dramë, jeni ju. Edhe nëse e bëni, nuk do jetë askush aty për t’ia treguar të tjerëve çfarë keni bërë.

3. Do të dilni nga zona juaj e komfortit (rehatisë)

Të udhëtoni me miqtë, ju jep një ndjesi sigurie. Nëse humbisni apo diçka shkon keq, nuk jeni vetëm. Kjo ju shpëton, por ju tregon edhe se çfarë jeni të aftë të bëni apo jo.

Udhëtimi në përgjithësi dhe vetëm, veçanërisht, ju ekspozon ndaj kulturave dhe ushqimeve të ndryshme. Mos kini frikë të eksperimentoni dhe të dilni nga zona juaj e rehatisë. Ju mund të pengoni pasione të fshehura që kurrë nuk e keni ditur se i keni.

4. Mund të jetë më e lirë

Njerëzit kanë kërkesa të ndryshme kur bëhet fjalë për ushqimin, mjedisin dhe argëtimin. Shumë herë, njerëzit që udhëtojnë së bashku duhet të pajtohen me kërkesat e të tjerëve për të mbetur një ekip i fortë. Por shpesh, kjo çon në shpenzime më të mëdha. Të udhëtosh vetëm, të lejon të kontrollosh buxhetin tënd pa ndërhyrë askush. Ju do të mund t’i rezistoni tundimit ndaj ushqimeve vendase që mund të jenë shumë të shtrenjta. Po ashtu, mund të shmangni blerjen e gjërave të panevojshme. Për më tepër, ju mund të udhëtoni me një mënyrë më të lirë seç mund të donte shoqëruesi juaj gjatë udhëtimit.

5. Udhëtimi me miqtë nuk ka orar pushimi

Nuk ka asnjë minutë të vetme për të marrë frymë dhe për t'u çlodhur. Sapo të uleni, do të dëgjoni, "Le të shkojmë!" Udhëtimi i vetëm ju lejon të bëni një pushim sa herë që dëshironi dhe nuk ka njeri që do t'ju shtyjë apo t'ju bëjë të turpëroheni se jeni dembel. Kur udhëtoni vetë, jeni padyshim më fleksibël me kohën, destinacionin tjetër dhe çdo vendim që merrni.

6. Do jetë më e lehtë të bëni miq të rinj.

Kur udhëtoni me miqtë, zakonisht qëndroni brenda rrethit të tyre dhe rrallë komunikoni me të jashtmit. Por udhëtimi vetëm ju lejon të jeni më mendjehapur dhe të njihni njerëz të rinj më shpejt dhe më lehtë. Kjo rrit shanset për të bërë miq të rinj ose thjesht për të mësuar rreth kulturave dhe njerëzve të tjerë.

7. Do të mësoni më shumë rreth dëshirave tuaja të vërteta dhe vetes.

Të udhëtuarit vetëm, ju jep shumë kohë për t’u përhumbur në mendime dhe për të logjikuar rreth tyre. Vetëm koha cilësore mund t'ju sjellë ide të reja, frymëzim dhe njohjen e vetvetes.

Të udhëtosh vetëm është një përvojë kaq e dobishme! Do të mësoni të njihni veten më shumë, të bëni miq në vende të panjohura dhe të mësoni aftësi të rëndësishme mbijetese. Udhëtimet vetëm ju bëjnë të guximshëm dhe të sigurt.