Nga karantina e detyruar për shkak të udhëtimit të saj të fundit, këngëtarja Aurela Gaçe, më në fund, ka shpëtuar. Sot, pas plot 14 ditëve larg familjes së saj, Aurela ka përqafuar të bijat. Natyrisht, nuk ka qenë e lehtë të rrinte larg tyre, por e shfrytëzoi këtë kohë për të ndarë mesazhe kuraje me të gjithë miqtë e saj virtualë, madje ndau me ta edhe histori personale si ajo e “karantinës së vërtetë", siç e quajti ajo regjimin në shtrat gjatë shtatzënisë së dytë.

Aurela Gaçe, e vetizoluar, tregon historinë e trishtë: Jua them unë çfarë është karantina e vërtetë

Megjithatë, tani gjithçka do të kalojë me vajzat afër. Në mesazhin e saj në Instagram, bashkë me dy vogëlushet e saj, Aurela vazhdon të japë kurajë:

Më në fund, bashkë. Mbas 14 ditëve,vetizolim (për shkak se kishim udhëtuar së bashku me grupin). Zemra e dinte si po duronte pa mundur t’i perqafoja.

Pritëm me ankth të 7 ne që ishim 2 javë më parë përtej oqeanit, me frikën se mund të shfaqnim ndonjë shenjë. Për 14 ditë, pyesnim përditë njëri-tjetrin, por, fatmirësisht, të gjithë ne jemi mirë e iu bashkuam, më në fund, familjeve tona.

Vetizolimi ishte detyrë pindërore. Por edhe për ata prindër që na kanë dhënë jetën.

Tani, do të vazhdojmë të qëndrojmë mbyllur, por së bashku.

Dua të falenderoj secilin nga ndjekësit që më kanë dërguar mesazhe, qysh nga momenti kur u kthyem, duke pyetur se si ishim,e duke më dhënë kurajë.

Ishte shumë prekëse për mua, pasi kisha edhe shumë presion psikologjik, duke pritur çdo ditë për ndonjë simptomë. E vlerësoj shumë kujdesin dhe dashurinë tuaj.

Së bashku, shpresoj t'ia dalim, të gjithë.