Është koha e çajit të pasdites dhe me çfarë mund ta shoqëroni më mirë se me një kek të shijshëm? Ky që do t’ju sugjerojmë sot quhet keku i 12 lugëve dhe e sjell për revistën Class, Mirela Andoni.
Ju duhen:
-3 vezë
-sheqer
-vaj
-qumësht
-1 limon
-miell
-fryrës keku
-reçel pjeshke
Mënyra e përgatitjes:
3 vezët i rreh me 12 lugë sheqer, shton 12 lugë vaj, 12 lugë qumësht, 1 limon (lëkurën e grirë imët dhe lëngun). E rreh përsëri, derisa masa të bëhet e njëtrajtshme dhe shton 12 lugë miell dhe 1 fryrës keku. Në fund, shton reçelin e pjeshkës, por vetëm copat, pa lëngun. E hedh në një tavë të veshur me letër dhe e pjek në furrë për 50 minuta, në temperaturë 180 gradë.
View this post on Instagram
Ju bëftë mirë!