Lidhja e Chaninng Tatum dhe Jessie J ka qenë e mbushur me ulje-ngritje dhe duket se çifti nuk po gjen qetësi. Vetëm dy muaj pasi ishin rikthyer, ata i kanë dhënë fund sërish. Një burim për People e konfirmoi lajmin, duke u shprehur:

“E kishin shumë përzemër njëri-tjetri, prandaj e provuan sërish, por kuptuan se është më mirë të vazhonte secili rrugën e tij. Ishte një ndarje totalisht miqësore.”

Channing dhe Jessie filluan të dilnin në tetor të 2018-ës, pak pasi aktori i kishte dhënë fund martesës 9-vjeçare me Jenna Dewan. Ata u ndanë për herë të parë një vit pas lidhjes, siç thuhej “për shkak se ai ishte shumë i zënë me karrierën dhe rolin e tij si baba”. Po ashtu, largësia ishte një tjetër arsye që ndikoi në ndarjen e tyre.

Pak muaj më vonë, ata u bashkuan sërish dhe gjithmonë kanë bërë publike në Instagram momente nga jeta e tyre në çift. Kësaj radhe nuk kanë reaguar ende rreth ndarjes.

I jep fund lidhjes me këngëtaren e njohur, aktori më sexy në botë është sërish beqar

Dikush i krahasoi të dashurën me ish-gruan, aktori ia mbylli gojën në mënyrën më perfekte