Receta e kësaj së diele është keku i çdo stine, me kos dhe portokall. Një kek që mund të shoqërojë kafen tuaj të mëngjesit, por edhe të ëmbëltojë pasditen e fundjavës.

Përbërësit:

2 vezë

1/2 filxhan kos

1/2 filxhan lëng portokalli

1/2 filxhan vaj ose gjalpë

1 filxhan sheqer

2 filxhanë miell

2 lugë pluhur pjekjeje

1 lugë lëvozhgë portokalli

Kripë

Vanilje

Përgatitja:

Përzieni gjalpin me sheqerin dhe vaniljen.

Përzieni vezët dhe shtojini.

Shtoni gjithashtu lëvozhgën dhe lëngun e portokallit, kripën dhe kosin.

Në fund, shtoni pluhurin pjekës dhe gradualisht miellin.

Përzieni derisa të krijohet një masë homogjene.

Lyeni tepsinë me gjalpë dhe miell para se të hidhni masën e kekut.

Piqeni për 45 minuta.

Pasi ta nxirrni nga tepsia, lëreni të ftohet.

Shërbejeni me çokollatë, ose çfarëdo tjetër të dëshironi.