Gjatë javëve të fundit jam përpjekur ta zë sa më shumë kohën dhe të jem sa më produktive. E kam mbushur kohën e lirë me projekte të vogla, si organizimi i dollapit, leximi i librave të rinj, madje edhe të atyre që i kisha lexuar shumë vite më parë dhe, pa dyshim, gatimit. Por kam vënë re se gjërat që më sjellin më shumë gëzim janë shumë të thjeshta. Këtu bën pjesë edhe mënyra si vishem.
Kam arritur të vlerësoj domosdoshmërinë për gjërat bazike, ato që fokusohen te përshtatja, më shumë sesa stili dhe veshja sipas trendeve. Kam veshur një pjesë të këtyre veshjeve të rehatshme tani, duke zgjedhur bluza të gjera, ndryshe nga gjithçka që do të vishja nëse do dilja jashtë.
Reduktimi i veshjeve, në të vërtetë është shumë çlirues, sepse ndihesh e sigurt dhe, mbi të gjitha, komode. Ky muaj ka qenë një mësim i mirë për konsumin e vetëdijshëm. Tani e kuptoj që dua më pak copa dhe cilësi më të mirë.
Na u desh kjo kohë që të kuptonim se bazat janë gjithçka, përveçse të mërzitshme.
Pulovër dhe çorape
Këmishë oversize të bardhë
Fustan "Billowy"
'Cropped Top' dhe pantallona me bel të lartë
Veshje sportive
Kostum për yoga-n ose aktivitete të tjera në shtëpi