Themeluesja e këtij blogu të dedikuar për gastronominë dhe healthy lifestyle, nuk është një emër i panjohur në median shqiptare. Ami Bekteshi për vite me radhë ka drejtuar emisione në Top Albania Radio dhe ka pasur një angazhim të rëndësishëm në media deri ditën kur jeta e saj do të merrte tjetër kthesë…Ajo do të zhvendosej për të jetuar në Kanë, ku edhe nisi një kapitull të ri jete me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj. Por, Amin, pasioni për gatimin dhe recetat e shijshme e orientuan drejt krijimit të një blogu si Renamour fait avec amour, për të ndarë me të gjitha amvisat dhe vajzat e interesuara për gastronomisë receta të shijshme dhe interesante. Sot, nisim bashkëpunimin e parë me Renamour. Një tartë me luleshtrydhe për të na ëmbëlsuar të gjithëve. Provoni edhe ju ta përgatisni, këtu keni gjithçka ku ju duhet nga përbërësit tek mënyra e realizimit të kësaj recete.

Ju beftë mirë!

Peta:

2 të verdha vezësh

5 lugë gjelle sheqer kaf

1 filxhan kafeje ujë

Pak kripë 

E rrahim masën mirë deri sa të njëtrajtësohen kokrrizat e sheqerit dhe e lemë anash.

250 gr miell

125 gr gjalpë i ftohtë

I bashkojmë mirë me duar dhe shtojmë masën e lengshme. Formojmë mirë brumin dhe e vendosim 30 minuta në frigorifer. E marrim dhe e hapim me petës dhe e vendosim me shumë kujdes në tavë që mos të hapet. Pjesën e mbetur të brumit mund ta përdorni për biskota. Shtrojmë një letër kuzhine sipër petës. Shtoni gurë të vegjël për pjekjen e petëve ose fasule. 25 minuta në 180•C 

Largoni fasulet dhe letrën e kuzhinës dhe lëreni anash.

Kremi:

250 ml qumësht 

1 degë vanilje ose ekstrakt 

I përziejmë mirë, i kalojmë në zierje dhe i lemë anash. 

1 kokërr vezë

3 lugë gjelle sheqer kaf

5 lugë gjelle miell

Përziejmë masën mirë dhe shtojmë qumështin e zier me vanilje. E rrahim mirë dhe masën e kalojmë sërish në tenxhere. E vendosim në ngrohje deri në trashjen e kremit. Kur të jetë formuar krem i lidhur e kalojmë masën sipër petës së pjekur. Lëreni pesë minuta. 

Shtoni luleshtrydhe sipas formës dhe sasisë që dëshironi. Shtoni flete bajamesh dhe çokollatën tuaj të preferuar. Unë zgjodha Lindt me qumësht. Vendoseni në frigorifer.