Java e Modës në Londër do të transmetohet për herë të parë në një platformë dixhitale dhe pa dallime gjjinore. Zakonisht ky event është i ndarë sipas sezonit dhe gjinisë, por këtë vit duket se do të jetë ndryshe.
Në qershor, në vend të shfaqjes së Javës së Modës së Meshkujve në Londër, do të mbahet një event dixhital. Ky event do të transmetohet në londonfashionweek.co.uk, që do të thotë se fansat e modës nuk duhet të kenë një biletë për ta parë. Shfaqja do të jetë e hapur për publikun dhe do të ketë intervista, podcaste, ditare stilistësh, showroom-e dixhitale etj.
Shefja ekzekutive e BFC, Caroline Rush, tha se është thelbësore të shohësh drejt së ardhmes dhe mundësisë për të ndryshuar, bashkëpunuar dhe rinovuar.
“Shumë prej bizneseve tona e kanë përkrahur gjithmonë platformën e Javës së Modës në Londër, jo vetëm për modën, por edhe për ndikimin e saj në shoqëri, identitet dhe kulturë. Pandemia aktuale po na bënë që të reflektojmë më shumë për shoqërinë në të cilën jetojmë dhe mënyrën si duam ta jetojmë jetën dhe të ndërtojmë bizneset kur e gjithë kjo të mbarojë.
Duke krijuar një platformë kulturore ne po përshtasim rinovimin dixhital me nevojat tona sot, por edhe duke e menduar si një vitrinë globale për të ardhmen.”
Java e Modës në Londër nuk do të jetë e para që do të mbahet online. Shanghai mbajti sfilatën e parë online këtë muaj, ndërsa Tokio transmetoi livestream sfilatën e javës së modës në mars. Megjithatë, Londra do të jetë qyteti i parë i modës që do të adoptojë modelin online.