Për shumë prej nesh, ideja e një "arratisjeje" nuk ka qenë kurrë më tërheqëse! Pas muajsh karantine dhe anulime udhëtimesh jashtë vendit, disa vende kanë filluar të mirëpresin vizitorët ndërkombëtarë përsëri në brigjet e tyre.
Udhëtimi jashtë shtetit është akoma diçka e largët për banorët e Britanisë së Madhe. Megjithëse kryeministri njoftoi se ka shpresa për të rihapur hotelet, parqet e pushimeve dhe udhëtimet turistike nga 4 korriku.
Sidoqoftë, ka shenja shprese edhe nga vendet e tjera, një tregues ky që jeta do të kthehet në një normalitetit, nga Italia dhe Greqia në Portugali dhe Islandë.
Ne nuk mund të udhëtojmë akoma jashtë vendit, por është kënaqësi të dimë se disa nga destinacionet tona të preferuara do të jenë gati për të na mirëpritur kur të vijë koha.

Kushdo që preferon "La dolce vita" do të jetë i lumtur të dijë se vendi do të jetë i hapur për vizitorët ndërkombëtarë nga 3 qershori. Pas kësaj date, e cila varet nga fakti nëse ka do të ketë apo jo raste të reja të tjera me koronavirus, turistëve nuk do t'ju kërkohet të karantinohen pas mbërritjes. Restorantet, kafenetë dhe baret po hapen gradualisht me masa distancimi social që akoma ekzistojnë. Siçilia po inkurajon vizitorët që ta zgjedhin këtë destinacion fantastik duke ulur çmimet e akomodimit në hotel, sidomos gjatë vjeshtës e në vazhdim.

Qeveria e Islandës ka njoftuar se pret të fillojë lehtësimin e kufizimeve për ardhjen e turistëve ndërkombëtarë, jo më vonë se 15 qershori! Detajet e sakta të vendimeve pritet të bëhen publike në vijim, ndërkohë që po mendohet që turistëve t'u jepet një alternativë zgjedhjeje nëse duan të bëjnë një test për virusin sapo të mbërrijnë ose një karantinë dy javore.

Greqia do të rihapë dyert e saj për vizitorët ndërkombëtarë nga 15 qershori. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se turistët nuk do të kenë nevojë të bëjnë një test koronavirusi, dhe as nuk do të duhet të karantinohen pas mbërritjes. Aeroporti i parë që do të hapet do të jetë Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës, dhe nga 1 korriku, të gjitha aeroportet greke do të jenë të hapura për fluturimet nga jashtë. Turizmi përbën 20 përqind të PBB-së së Greqisë, kështu që masat e ndërmarrja pritet që të forcojnë punësimin dhe ekonominë.

Portugalia ka filluar hapjen e hoteleve, bareve, klubeve të natës dhe restoranteve gjatë javëve të fundit, por nuk ka ende asnjë datë se kur lejohen mbërritjet e vizitorëv ndërkombëtarë në vend. Plazhet do të rihapen në 6 qershor dhe njerëzve do tu kërkohet distancimi social, afro 1,5 metra larg. Vendasit mund të kontrollojnë paraprakisht nëse plazhi i tyre më i afërt ka hapësirë duke përdorur një aplikacion të ri, i cili përcakton se sa njerëz janë në plazhe në çdo orë të ditës.

Belizeja e bukur aktualisht është pa Covid-19, një nga vetëm 12 vendet në botë që falë një platforme strikte gjurmimi dhe raportimi dhe një reagimi të shpejtë të qeverisë ndaj shpërthimit të virusi, është sot një nga vendet më pak të prekura. Vendi regjistroi vetëm 18 raste total deri më sot dhe dy vdekje. Autoritetet e Belize shpresojnë të rihapin aeroportin Ndërkombëtar Philip Goldson (PGIA) më 1 korrik.

Spanja filloi kufizimet e rrepta të bllokimit në fillim të majit, dhe shpreson të mirëpresë vizitorët ndërkombëtarë në qershor. Ishujt Balearik dhe Kanariet do të jenë të parët që do të hapen për turistët dhe kujtdo që arrin në vend do t'i duhet të bëjë 14 ditë karantinë të detyrueshme. Ministri i jashtëm spanjoll Arancha González Laya këmbënguli se masa të tilla janë të përkohshme, duke shtuar se karantina mund të zëvendësohet nga kontrollet e temperaturës dhe certifikatat e shëndetit që tregojnë se turisti nuk është i prekur nga virusi.

Zëvendësministri i Turizmit të Qipros, Savvas Perdios ka konfirmuar se ishulli do të rihapë aeroportet në 9 qershor pasi ka arritur të kontrollojë dhe parandalojë përhapjen në masë të virusit. Deri tani, ky vend ka vetëm një rast të ri prekjeje nga Covid-19 dhe 918 në total në rang vendi.