Më në fund kemi hequr pizhamat dhe po i kthehemi pak nga pak normalitetit. Vera pothuajse ka ardhur dhe mund të nxjerrim nga gardëroba të gjitha veshjet e lehta dhe të freskëta. Por çfarë do të veshim këtë verë? Cilat janë rrobat që duhet t’i keni patjetër nëse doni të dukeni bukur dhe të ndiheni komode njëkohësisht?
Cosmopolitan ka sugjeruar disa veshje, nga të cilat ne kemi përzgjedhur ato që na janë dukur më të përshtatshmet dhe që s’duhet të mungojnë në gardërobën e një vajze.
Kontrolloni cilat veshje i keni dhe cilat duhet t’i shtoni në listën e blerjeve. Mos thoni pastaj që nuk ju ndihmuam në organizimin e gardërobës së verës.











