Vrasja e George Floyd nxiti protesta të shumta në SHBA dhe të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që kanë reaguar në mbështetje të protestave antiraciste. Por disa VIP-a nuk janë mjaftuar vetëm me mbështetje virtuale, por kanë dalë personalisht në rrugë për të protestuar.
Ariana Grande la karantinën për t’iu bashkuar grupit të protestuesve në Beverly Hills. Ajo u kap nga kamerat e veshur me një bluzë sportive të gjerë, në ngjyrë të verdhë dhe të zezë, me pantallona të bardha dhe me maskë. Ajo postoi edhe foto në rrjetet e saj sociale për të ndërgjegjësuar njerëzit se racizmi është një problem i madh, që duhet luftuar.
Ariana Grande is in the streets with the people to protest for the #BlackLivesMatter movement. pic.twitter.com/mDZzNNQUbP
— ARIANA SHADY FACTS (@spillaristea) May 31, 2020
hours and miles of peaceful protesting yesterday that got little to no coverage.
— Ariana Grande (@ArianaGrande) May 31, 2020
all throughout beverly hills and west hollywood we chanted, people beeped and cheered along.
we were passionate, we were loud, we were loving.
cover this too please. #BLACKLIVESMATTER https://t.co/vD90CEtF94 pic.twitter.com/GZ6uKDfPM7
Protestave u është bashkuar gjithashtu edhe çifti i ri, Camila Cabello dhe Shawn Mendes. Ata janë shfaqur në Miami, së bashku me një grup protestuesish, një ditë pasi bënë thirrje për ndryshim në rrjetet e tyre sociale.
Wouldn’t be a Miami event without a few celebrities. Here’s Camila Cabello and Shawn Mendes in the crowd pic.twitter.com/CuxGgYmtGU
— Bianca Padró Ocasio (@BiancaJoanie) May 31, 2020