Fundet në material kremi duket se nuk do të dalin kurrë nga moda. Të paktën, tani për tani, s’kanë ndonjë plan. Nga pranvera deri në vjeshtë, një fund i tillë i kombinuar me një këmishë ose bluzë të thjeshtë, si dhe me shapka ose sandale të sheshta, do të jetë një shpëtim për ju.

Prej disa sezonesh ky fund është në modë dhe e mira është se është i përshtatshëm për t'u veshur në punë, për të pirë diçka, por edhe për të dalë në darkë. Kombinimi mbetet në dorën tuaj, por ne po ju japim disa ide që mund t’ju hyjnë në punë.