Steve Bing vdiq në moshën 55-vjeçare të hënën, pasi u vetëvra.
Prodhuesi i filmit trashëgoi rreth 600 milion dollarë (480 milion £) pasuri nga gjyshi i tij dhe krijoi një karrierë në Hollywood me firmën “Shangri-La Entertainment”.
Ai shpesh u krahasua me protagonistin enigmatik të romanit të F. Scott Fitzgerald “The Great Gatsby” falë stilit të fshehtë jetësor.
Bing ishte babai i djalit të Liz Hurley, Damian dhe kishte disa miqsh të famshëm, përfshirë Warren Beatty, Mick Jagger dhe themeluesin e “Playboy”, Hugh Hefner.
Por Bing ka pasur disa të dashura, përfshirë Naomi Campbell, Uma Thurman, Sharon Stone dhe Farrah Fawcett.

Por për nëntë vjet jetoi i vetëm në hotelin luksz “Bel-Air”.
Ai vizitoi rregullisht klubet e natës në Las Vegas, ku i jepte kërcimtareve 100 dollarë.
Bing ishte gjithashtu i rregullt në rezidencën e “Playboy”.
Pavarësisht mundësive, atij i pëlqente të vishej me xhinse të grisura dhe bluza të vjetra.
Por jeta e komplikuar e dashurisë nuk përfundoi kurrë.
Ai u takua me Liz Hurley në vitin 2000 dhe e bëri për vete me avionë privatë, orë Rolex, safir dhe unaza diamanti, dhe me udhëtime të paguara në Nju Jork dhe Evropë.
Në vitin 2002, Lizi lindi djalin e tyre Damian, i cili Bing insistoi se nuk ishte i tij dhe kërkoi një test AND-je.
"Zonja Hurley dhe unë nuk ishim në një marrëdhënie ekskluzive kur ajo mbeti shtatzënë. Është zgjedhja e saj të jetë nënë e vetme,"- tha ai para se të premtonte se do të ishte "jashtëzakonisht i përfshirë dhe përgjegjës" nëse do të zbulohej se ishte ai babai.

Ai ishte gjithashtu babai i Kira Kerkorian me ish-lojëtaren e tenisit, Lisa Bonder.
Damian dhe Kira do të kenë akses në një trashëgimi prej më shumë se 380 milion dollarësh.
Vitin e kaluar, babai i Steve, Dr. Peter Bing u përpoq të parandalonte Damian-in dhe Kira-n që të trashëgonin pasurinë e madhe të familjes.
Sipas dokumenteve të gjykatës, Peter pohoi se Damian nuk kishte të drejtë të merrte diçka nga pasuria e familjes, sepse kurrë nuk e kishte takuar Steve.

Ai gjithashtu u përpoq të ndalojë "çdo person të lindur jashtë martese, me përjashtim të rastit nëse ai person kishte jetuar për një periudhë të konsiderueshme kohore si anëtar i rregullt i familjes", i cili do të përfshinte Damian dhe Kira, në trashëgimi.
Por Steve kundërshtoi dokumentet dhe një gjykatës vendosi që fëmijët e tij kanë të drejta për të marrë pjesë në pasurinë e Bing.
Bing thuhet se u hodh nga apartamenti i tij në Los Angeles në orën 01:10 të mëngjesit, të hënën.