Nëse mendon për një festë në verë, mendja të shkon menjëherë në det, ku muzika përzihet me zhurmën e dallgëve, atmosfera ndërthuret me aromën e detit dhe si tavan shërben qielli i pafundmë...

Një gjë është e sigurt, një yacht party do të ishte destinacioni i ëndrrave për këdo që do të realizojë një festë të paharrueshme. E tillë ka qenë festa e fundit e realizuar nga Class Events për Vanesën – një vajzë speciale e mbushur me jetë, energji dhe një class të lindur.

Në festën plot ngjyra në yacht, Vanesa festoi në praninë e mikeshave të saj të ngushta. Dress code i festës ishte “off white” dhe ishte një zgjedhje perfekte, pasi nuk stononte aspak me ngjyrat e ndezura të dekorit.

Ngjyrat që mbizotëronin dekorin ishin portokallia dhe roza neon, dhe sigurisht s’mund të mungonin xixat. Gjithashtu ëmbëlsirat u kombinuan me të njëjtat ngjyra të dekorit, duke u ndërthurur në mënyrë natyrale me të bardhën që mbizotëronte në yacht.

Ndërkohë në gota u vendos një shkronjë “V” në ngjyrë argjendi. Edhe për këndin e fotove u krijua një “V” e gjitha me trëndafila portokalli e rozë, ndërsa si sfond ishte pamja më e bukur që mund të ekzistojë – deti që puthej me qiellin në horizont.

Një ditëlindje s'mund të festohet më bukur sesa në një yacht në praninë e mikeshave të zemrës...

Nëse keni pyetje të tjera lidhur me dasma apo evente që doni të planifikoni, konsultohuni me menaxheret e Class Events, duke i kontaktuar në numrin e telefonit:

+355 69 60 82 858

Ose mund të lini një takim duke plotësuar formularin praktik që e gjeni këtu.

Për të shfletuar portofolin e eventeve klikoni në www.classbyav.com