Kujt nuk i pëlqen t’i bëjë veshjet e veta të duken të shtrenjta? Të gjithë duam të dukemi të veshur mirë, por për ta arritur këtë gjë duhet të dini disa sekrete. Materiali është ai që duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi, gjithashtu (diçka të cilën duhet të jeni lodhur duke e dëgjuar) detajet bëjnë diferencën.
Për sa u përket trendeve të kësaj vere, duket se ka një detaj kyç të rrobave që po e shohim si në veshjet e markave të shtrenjta, edhe në ato të fast fashion. Është pikërisht materiali i rrudhosur. Nuk ka një fjalë tjetër në shqip, por për t’jua bërë më të qartë, po flasim për këtë material:
Veshjet me këtë detaj duket se po i shohim kudo, nëpër minifunde, këmisha, bluza, fustane etj. Përdoret për të krijuar një efekt të rrudhave në veshje të ndryshme.
Sigurisht që kjo tendencë nuk është e re, përkundrazi është rikthyer herë pas here prej dekadash, megjithatë këtë verë duket se ka fituar një rëndësi të veçantë, sidomos te markat e shtrenjta.
Kështu që, kur të shkoni herës tjetër për shopping, kini parasysh që t’ia vini syrin këtij materiali, do të dukeni e veshur bukur, shtrenjtë dhe në hap me trendet e momentit.