Disa nga ju mund të pyesin: cilat pantallona të shkurtra janë më të bukurat për këtë verë? Këtu keni një koleksion të mrekullueshëm të stilit të rrugës, i cili është fokusuar te pantallonat e shkurtra dhe stilet e larmishme të këtij viti.

Gjithçka mund të vëreni nis që nga pantallonat casual, formale, minimaliste, pantallonat e zyrës etj. Në thelb, gjithçka është mjaft praktike, mjafton që të ekuilibroni veshjen. Pra, nëse jeni natyrë klasike apo nëse guxoni gjatë verës më shumë me ngjyrat dhe stilet e reja.

Nëse jeni dashuruar me pantallonat e shkurtra me ngjyra të errëta, atëherë mund të shikoni ato prej lëkure njëngjyrëshe ose edhe shumëngjyrëshe.

Në këtë koleksion mund të shikoni edhe kombinime pantallonash të shkurtra me lule, me një bluzë të bardhë, një palë syze dielli moderne të zeza dhe çantë të madhe që kombinohet mjaft mirë me stilin tuaj.

Por mund të gjeni edhe pantallona të shkurtra të bardha, jeshile, të kuqe, xhins, sportive, prej dantelle dhe opsione animal printed.

Për aksesorët, shikoni koleksionin e mëposhtëm dhe zgjidhni kombinimin që ju përshtatet më shumë.