Në videoklipin "Black is King", të trajtuar si një film me metrazh të shkurtër, Beyonce shkëlqen si gjithmonë, e veshur me një fustan me print leopardi në ngjyrë bardh e zi. Një fustan që bie në sy për modelin e veçantë dhe për mënyrën perfekte si derdhet në trupin me forma perfekte të divës së muzikës. Ajo që nuk dinim ishte se fustani është një krijim i stilistëve shqiptarë Kujta & Meri.

Kjo nuk është hera e parë që Beyonce zgjedh një krijim shqiptar, e as hera e parë që zgjedh një krijim të Kujtës & Merit. Në dhjetor të vitit të kaluar, këngëtarja veshi fustanin e stilistëve në festën e ditëlindjes së 50-të të Diddy-t.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

Ndërsa në janar, në natën e ndarjes së çmimeve Grammy, ajo zgjodhi një fustan të kuq nga Valdrin Sahiti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

Me sa duket, Beyonce nuk ka ndërmend të heqë dorë nga stilistët shqiptarë. Ka qenë faqja e Instagramit të Kujtës dhe Merit që ka bërë të ditur se fustani me të cilin Beyonce shkëlqen në videoklip është krijim i tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kujta & Meri (@kujtameri) on

"Beyonce në Kujta & Meri. Aspak i thjeshtë, por shumë motivues ka qenë ky udhëtim i krijimit të veshjeve për Beyonce-n në filmin e shkurtër të 'Black is King'. Pamja e Divas me Kujta & Meri ka qenë deri më tani guri më i çmuar që kanë prekur dhe krijuar duart tona të palodhura. Beyonce, ti do të jesh motivimi ynë i pashtershëm në krijimin e artit dhe njohjen e talentit tonë përtej oqeanit. Kreativiteti ynë në shërbimin tënd është dëshmitari më i madh. I adhuroj njerëzit si ti", -shkruhet në postimin e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kujta & Meri (@kujtameri) on

Lexoni edhe:

Beyonce shkëlqen me fustanin e stilistëve shqiptarë

Beyonce zgjedh sërish një stilist shqiptar. Diva e muzikës shfaqet me fustanin e Valdrin Sahitit